Akuzohet për krime lufte, nis gjykimi në Hagë për ish pjesëtarin e UÇK, Pjetër Shala

Akuzohet për krime lufte, nis gjykimi në Hagë për ish pjesëtarin e UÇK, Pjetër Shala

Ka nisur në dhomat e specializuara në Hagë gjykimi për ish pjesëtarin e UÇK  Pjetër Shala i cili akuzohet për krime lufte. Pas leximit të aktakuzës, Pjetër Shala është deklaruar i pafajshëm, duke i konsideruar shpifje dhe trillime.

Sipas aktakuzës, Shala akuzohet se ka kryer katër vepra penale gjatë luftës, ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.

Versioni i parë i Aktakuzës kundër Pjetër Shalës u konfirmua më 12 qershor 2020 dhe Aktakuza e konfirmuar dhe e korrigjuar u dorëzua në Hagë më 1 nëntor 2021.

“Pretendohet se krimet u kryen afërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999 kundër personave të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës, Shqipëri, që pretendohet se shfrytëzohej nga UÇK”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Pjetër Shala ish-pjesëtar i UÇK-së, u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill të atij viti, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletë-arrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Gjykata Speciale.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj