Kryetari i Komisionit të Pavarur për Media (KPM) në Kosovë, Luan Latifi është arrestuar sot pasi dyshohet se ka marrë ryshfet dhe ka keqpërdorur detyrën.
Latifi është arrestuar paraditen e së mërkurës pas dyshimeve për përfshirje në rastin e marrjes së ryshfetit në vlerë prej 8,000.00 euro, për të cilin u arrestua të martën drejtori i Financave dhe Administratës së KPM-së, Arben Bilalli.
Me urdhër të prokurores së rastit, Latifi është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“[Luan Latifi] është arrestuar sot në cilësinë e të dyshuarit, nën dyshimin për veprat penale ‘marrje e ryshfetit’ dhe ‘keqpërdorim i detyrës zyrtare’ në cilësinë e kryeshefit ekzekutiv të Komisionit të Pavarur të Mediave”, ka thënë Rrecaj.
Latifi, i intervistuar për rreth tri orë nga hetuesit policorë të mërkurën, ka mohuar përfshirjen e dyshuar të tij në rast. Përfaqësuesi ligjor i kryeshefit të KPM-së ka thënë se klienti i tij nuk është i përfshirë në veprat penale për të cilat dyshohet.