Një grua është arrestuar në Elbasan pasi rezulton se ka kryer mashtrim, pas hetimit për Krimet Ekonomike dhe Financiare.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Elbasan u kap dhe ndalua shtetasja M. Z., banuese në Elbasan, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale "Mashtrimi".