Akuzohet për ngacmim seksual
shefi i fushatës së Trump

Akuzohet për ngacmim seksual<br />shefi i fushatës së Trump<br>
Një lajm i fundit i cili është vënë në vëmendjen e mediave është ai i Corey Lewandowski, ish shefi i fushatës së Donald Trumpit i cili është vënë në shënjestër të akuzave për ngacmime seksuale.

Ka qënë këngëtarja amerikane Joy Villa ajo e cila e ka bërë të ditur lajmin madje ka ngritur padi kundër strategut të fushatës së miliarderit. Këngëtarja ka pretenduar se ai e kishte goditur dy herë në të pasme gjatë një aktiviteti në të cilin ajo kishte qenë në Washington muajin e kaluar. Këngëtarja ka bërë të ditur për mediat se kishte folur me policinë në prag të krishlindjeve.

Lewandowski nuk ka reaguar ende lidhur me çështjen. Villa, e cila është një mbështetëse e zëshme e Trumpit e cila mbajti një fustan me logon ‘Ta bëjmë Amerikën madhështore sërish’, në ceremoninë e çmimeve Grammy, thotë se kishte pozuar për një foto me Lewandowskin gjatë një aktiviteti në hotelin e Trumpit.

Ajo pretendon se në atë rast burri e kishte qëlluar në të pasme dhe kur ajo i kishte kërkuar të ndalej, ai e kishte bërë sërish. Këto janë të fundit në radhën e gjatë të akuzave për abuzime seksuale, që kanë përfshirë yje të spektaklit, politikanë e biznesmenë.

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në fshatin 'Arshin Lengo', era favorizon përhapjen e flakëve

Gjirokastër/ Zjarr në fshatin 'Arshin Lengo', era favorizon përhapjen e flakëve