Teksa të gjitha mediat po flasin për të dhe seancën që do të mbahet si pasojë e falsifikimit të një deklarate në kohën që ai ka ushtruar profesionin e avokatit, gjatë ditës së sotme ai ka postuar një video në Instagram.

I njohur për humorin e tij të veçantë e ndonjëherë edhe pikant, Luiz Ejlli publikon një video në InstaStory, ku shihet duke hipur në një makinë policie.

Në këtë video, Luizi shihet duke u afruar në makinën në të cilën shkruan “Policia e Shtetit”, hipën brenda, dhe largohet duke e vozitur.