SPAK ka dërguar për gjykim dosjen kryebashkiakut të Shkodrës Benet Beci dhe ndaj 6 zyrtarëve të tjerë, të akuzuar për shkelje me tenderin 700 mijë euro.
Për këtë çështje SPAK ka dërguar për gjykim edhe Adela Rukon e cila është bashkëshortja e Evis Berberit, Jonid Kazanin, Edlira Mitrushin, Yllka Nishkun, Rudin Gjonin dhe Premtim Dautin.
Kryebashkiaku Beci akuzohet nga SPAK se kur drejtonte Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare se ka shkelur ligjin në tenderin për “Zhvillimin strategjik të sektorit energjetik” në vitin 2019.
6 të pëndehurit e tjerë kanë qenë anëtarë të njësisë së prokurimit dhe të komisionit të vlerësimit të ofertave, të cilët akuzohen se paracaktuan dhe krijuan avantazhe për shoqërinë fituese të tenderit.
Hetimet nisën pas zbërthimit të telefonit të ish-drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberit, ku u zbuluan biseda kompromentuese për abuzimin me këtë tender.
Njoftimi i SPAK:
SPAK dërgon për gjykim disa zyrtarë për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 08.01.2026, ka paraqitur kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr. 196 të vitit 2024, në ngarkim të të pandehurve: Benet Beci, Adela Ruko, Edlira Mitrushi, Jonid Kazani, Yllka Nishku, Premtim Dauti, Rudin Gjoni, të akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 dhe 25 të Kodit Penal.
Objekt i këtij hetimi është një procedurë prokurimi e zhvilluar nga Korporata Elektroenergjitike Shqiptare sh.a., me objekt “Zhvillimi Strategjik i Sektorit Energjitik (Projekt Kërkimor)”, me nr. REF-46463-12-18-2019, me fond limit 69,500,000 (gjashtëdhjetë e nëntë milionë e pesëqind mijë) lekë.
Hetimi është nisur kryesisht mbi bazën e referimit të akteve nga hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Nga aktet e administruara ka rezultuar se, gjatë zhvillimit të kësaj procedure prokurimi, janë evidentuar rrethana fakti për veprën penale të shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike, në lidhje me veprimet e kundërligjshme të titullarit të autoritetit kontraktor, anëtarëve të njësisë së prokurimit dhe anëtarëve të komisionit të vlerësimit të ofertave. Këto veprime kanë konsistuar në përllogaritjen e fondit limit, hartimin e termave të referencës, përcaktimin e kritereve në dokumentacionin standard të tenderit, si dhe në fazën e vlerësimit të ofertave.
Konkretisht, nga analizimi i provave të siguruara përmes përdorimit të teknikave të posaçme të hetimit, provave materiale të sekuestruara gjatë kontrollit në banesën e personit të marrë si i pandehur në një procedim tjetër, shtetasit Evis Berberi (bashkëshorti i të pandehurës Adela Ruko), si dhe nga kryerja e veprimeve të tjera hetimore në kuadër të këtij hetimi, ka rezultuar se:
I pandehuri Benet Beci, në detyrën e Administratorit të Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare sh.a., në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor, në bashkëpunim me anëtarët e njësisë së prokurimit, të pandehurit Jonid Kazani, Edlira Mitrushi, Yllka Nishku, si dhe me anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, të pandehurit Adela Ruko, Rudin Gjoni, Premtim Dauti, kanë paracaktuar dhe krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për shoqërinë fituese të kësaj procedure prokurimi, “Consulting & Management Albania” sh.p.k.
Në këtë procedurë prokurimi janë evidentuar veprime në kundërshtim me nenet 1, 2, 20, 24 dhe 46 të ligjit nr. 9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, i ndryshuar, si dhe me nenet 28 dhe 61 të VKM nr. 914, datë 29.12.2014, “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”.
Komente









ta lumsha spak , ky esht me gjithlloj flamujsh
PërgjigjuSpak gjithmone do hetoje qeverine , sepse qeveria ka edhe arren edhe çekiçin ,opozita ska asgje ne dore
PërgjigjuOpozita ka vrare per te mbushur duart me miliona para gjaku.
O trimosha te SPAK, kete muaj behen 15 vjet nga krimi shteteror i 21 Janarit,krim te cilin ju refuzuat ta hetonit derisa Strasburgu dha vendimin.Tani po behen tre vjet qe Strasburgu ka dhene vendimin. Po behen 19 vjet nga krimi shteteror i Gerdecit,ku jeni ju trimoshat e SPAK? Ku jane akuzat per vjedhjen e Rruges se Kombit? Ku jane akuzat per fondacionin e Liri Berishes? Ku jane akuzat per grushtin e shtetit te 1998?Ku jane akuzat per floririn e Krrabes? Ku jane akuzat per korrupsionin Flamur Nokes dhe Albana Vokshit?
PërgjigjuSpakistat jane te formuar nga Argita Mallteziç Berisha. Nuk ka force qe t'ia denojne plakun matuf qe i vjen era vdekje.
Ky eshte 2 here hajdut. Vodhi sa vodhi me Salen vazhdoi me Edin
PërgjigjuMos bre Spak, na mbeti Shkokdra pa kryetar bashkie. Po ç'paskan qene te gjitha hajduta mer jahu. S'na doli nje i hajrit.
PërgjigjuPse ka shqiptar qe nuk i ka dhane kujt lek nen dore ose i ka kerku tjetrit lek nen dore?