HIMARË- Strukturat e Krimit Ekonomik kanë vënë në pranga kryeinspektorin e IMT-së në Himarë, i cili akuzohet për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Sipas informacioneve paraprake, arrestimi është kryer pas hetimeve të zhvilluara nga organet ligjzbatuese, ndërsa dyshohet se zyrtari ka lejuar ose nuk ka parandaluar shkelje në kundërshtim me ligjin gjatë ushtrimit të detyrës.

Mësohet se arrestimi i kryeinspektorit Dorian Hoxha është kryer rreth orës 03:00 në zonën e Palasës, ku ai ndodhej në momentin e ndërhyrjes së policisë. Fillimisht, kryeinspektori është shoqëruar në Komisariatin e Himarës dhe më pas është transferuar në Drejtorinë Vendore të Policisë së Qarkut Vlorë.

Nga Policia e Vlorës bëhet me dije se hetimet ndaj kryeinspektorit të IMT-së Himarë vijojnë ende, ndërsa po verifikohet nëse janë lejuar apo nuk janë parandaluar shkelje në kundërshtim me ligjin në territorin e Bashkisë Himarë.

Lajmi në përditësim...