'Akuzohet për tradhti', ish-presidentit Poroshenko i ndalohet dalja nga Ukraina

'Akuzohet për tradhti', ish-presidentit Poroshenko i ndalohet dalja nga Ukraina

Ish-presidenti ukrainas Petro Poroshenko deklaroi gjatë ditës së sotme se atij i ishte ndaluar të largohej nga vendi.

Poroshenko ishte në pushtet nga viti 2014 deri në vitin 2019 dhe partia e tij Solidariteti Evropian është partia e dytë më e madhe në parlamentin e Ukrainës pas partisë në pushtet të Presidentit Volodymyr Zelensky, Shërbëtori i Popullit.

Poroshenko u zgjodh si kreu i një qeverie pro-perëndimore pasi protestat popullore në 2014 rrëzuan ish-presidentin e mbështetur nga Rusia, Viktor Janukoviç.

Zelensky e mundi Poroshenkon në zgjedhjet e vitit 2019 në një fushatë për të luftuar korrupsionin dhe për të frenuar ndikimin e oligarkëve.

Në janar, Poroshenko u akuzua për tradhti, akuzë të cilën, mbështetësit e tij e refuzojnë dhe e cilësojnë si të motivuar politikisht.

Akuzat kundër Poroshenkos, një prej njerëzve më të pasur të Ukrainës, lidhen me shitjen e supozuar të qymyrit për të ndihmuar financimin e separatistëve të mbështetur nga Rusia në Ukrainën lindore në 2014-2015, ndërsa ai ishte në detyrë.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Putin telefonatë me Macron dhe Scholz: Gati për të rifilluar dialogun me Kievin! Ofensivë e re në Kherson


S.C/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Rritje graduale temperaturash dhe diell, parashikimi i motit për sot

Rritje graduale temperaturash dhe diell, parashikimi i motit për sot