SPAK çon për gjykim Luis Çelën, pjesë e një grupi trafiku droge! Kultivonin kërp indian të ardhur nga Holanda e shisnin në Kalamata të Greqisë

 SPAK çon për gjykim Luis Çelën, pjesë e një grupi trafiku droge! Kultivonin kërp indian të ardhur nga Holanda e shisnin në Kalamata të Greqisë

SPAK

Tirane - SPAK mbyll hetimet dhe dërgoi për gjykim dosjen e Luis Çelës i cili akuzohet për “Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në formën e posaçme atë të grupit të strukturuar kriminal pjesë e të cilit ishin shqiptarë dhe shtetas grekë. 

Hetimi i SPAK ndaj tij filloi mbi bazën e kërkesës për ndihmë të ndërsjelltë nga Prokuroria e Kallamatës në Greqi. Synimi ishte prodhimi dhe grumbullimi nga plantacionet që ata kultivonin me qëllim përfitimin e paligjshëm nga trafikimi. Anëtarët e tjerë të grupit të strukturuar kriminal merreshin me trafikimin e drogave të tjera, si kokaina, duke përdorur rrjete të organizuara për shpërndarje.
 

'Procedimi penal filloi mbi bazën e kërkesë për ndihmë të ndërsjelltë juridike të Prokurorisë Publike pranë Gjykatës së Apelit të Kalamatës, Greqi me qëllim ushtrimin e ndjekjes penale në ngarkim të shtetasit Luis (Argen) Çela, i biri i Qerim dhe i Selvi, lindur më 3.03.1981, në Buzuk, Skrapar, me akuzën “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Organizatë kriminale”.', njofton SPAK.

Grupi i strukturuar në të cilën përfshihej Luis Çela kishte synonin  trafikimin e lëndëve narkotike në format speciale të kultivimit të bimëve të gjinisë së kërpit indian (kanabis) në zona të ndryshme në Messinias në Greqi dhe të blerjes, shitjes, zotërimit dhe të magazinimit të lëndëve narkotike (drogës) të kërpit indian (kanabis) të papërpunuar.

'...synonin  trafikimin e lëndëve narkotike në format speciale të kultivimit të bimëve të gjinisë së kërpit indian (kanabis) në zona të ndryshme në Messinia dhe të blerjes, shitjes, zotërimit dhe të magazinimit të lëndëve narkotike (drogës) të kërpit indian (kanabis) të papërpunuar. Synimi ishte prodhimi dhe grumbullimi nga plantacionet që ata kultivonin me qëllim përfitimin e paligjshëm nga trafikimi. Anëtarët e tjerë të grupit të strukturuar kriminal merreshin me trafikimin e drogave të tjera, si kokaina, duke përdorur rrjete të organizuara për shpërndarje dhe shitje.', vijon më tej SPAK.

Sipas provave të grumbulluar nga SPAK rezulton se Luis Çela së bashku me të tjerë kultivonin me farë kërpi (kanabis), konkretisht 2300 farë kanabis me prejardhje holandeze e markës “ROYAL”, nga të cilat 1300 copë fare lloji “CRITICAL” dhe 1000 copë të llojit “GORILLA”, me vlerë dhe cilësi të certifikuar, e cila trafikohej në Kalamata dhe Messina. 

Kjo farë vinte nga Holanda dhe kultivohej në territore të ndryshme “taraca”, të pastruara dhe të përshtatura posaçërisht, me sipërfaqe totale rreth 5 (S) strem, totalisht 1665 bimë kanabis, të fuqishme dhe të shëndetshme, me lartësi që varion nga 20 cm deri në 1 (një) metër përafërsisht.

Shuma e prodhuar nga pemët e kultivuara është rreth 250 kg. kërp indian i papërpunuar dhe duke bashkëllogaritur çmimin e shitjes të 1 kg kërpi indian të papërpunuar me prejardhje helene, i cili varion nga 2.500 deri 4.000 euro, çmohet se fitimi i pritshëm nga i pandehuri dhe të bashkakuzuarit e tjerë, nga kryerja e aktit të mësipërm, tejkalon shumën prej 75.000 euro.

'Nga këto plantacione synonin të mblidhnin sasi kërpi indian të papërpunuar, të cilën në vijim do ta trafikonin në Kalamata dhe në zonën më të gjerë të Messinia, duke e shitur tek anëtarët e grupit me qëllim shpërndarjen e mëtejshme të paligjshme në treg. Shuma e prodhuar nga pemët e kultivuara është rreth 250 kg. kërp indian i papërpunuar dhe duke bashkëllogaritur çmimin e shitjes të 1 kg kërpi indian të papërpunuar me prejardhje helene, i cili varion nga 2.500 deri 4.000 euro, çmohet se fitimi i pritshëm nga i pandehuri dhe të bashkakuzuarit e tjerë, nga kryerja e aktit të mësipërm, tejkalon shumën prej 75.000 euro.', përmbyll njoftimin Prokuroria e Posaçme.

G.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    12 Dhjetor, 16:05

    Berishës iu dha zyrtarisht nga gjykata vula e PD, a do të shtohen votat?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv/ Bullizmi shqetësim për shqiptarët, 46.6% thonë se fëmijët dhe adoleshentët janë përballur me këtë fenomen kryesisht në shkollë dhe rrjete sociale

Sondazhi i Report Tv/ Bullizmi shqetësim për shqiptarët, 46.6% thonë se fëmijët dhe adoleshentët janë përballur me këtë fenomen kryesisht në shkollë dhe rrjete sociale