Aksidenti me 3 të vdekur në Shqipëri zbulon bashkëpunëtorin e vrasjes së arkitektit në Itali! Detaje, si policia ra në gjurmët e Mërgim Lazrit! Pritet ekstradimi

Aksidenti me 3 të vdekur në Shqipëri zbulon bashkëpunëtorin e vrasjes së arkitektit në Itali! Detaje, si policia ra në gjurmët e Mërgim Lazrit! Pritet ekstradimi

Autoritetet italiane kanë nisur procedurat për ekstradimit nga Shqipëria në Itali, të 26-vjeçarit Mërgim Lazri, i cili u dënua me 16 vite burg pasi u shpall fajtor për akuzën e bashkëpunëtorit në vrasjen e arkitektit italian Roberto Morttura. Ngjarja u shënua në mbrëmjen mes 7 - 8 qershorit të vitit 2021.

Sipas dy prokurorëve italianë që hetuan dosjen, Mërgim Lazri ishte bashkëpunëtori kryesor i autorit, Emirjon Margjini. Ndaj tij gjykata dha dënimi më 17 korrik 2023. 4 muaj më pas 26 vjeçari u arrestua në banesën e tij në Shqipëri. 

Ngjarja e cila rezultoi tragjike për familjen italiane që jetonte në Piossasco, të Torinos, është regjistruar më 9 qershor kur Emirjon Margjini, 29 vjeç, Mergim Lazri, 24 vjeç dhe Flogert Syla, 26 vjeç, hynë në shtëpinë e arkitektit për të vjedhur. Ai ishte me gruan dhe djalit e tij 12-vjeçar, kur zbuluan se dikush kishte hyrë në shtëpinë e tyre. Në përpjekje për të parandaluar grabitjen dhe për të mbrojtur familje ne tij, njeri prej shqiptarëve i drejtoi armën dhe e qëlloi në bark duke i marrë jetën.

Mërgim Lazri ndodhet në burgun e Shqipërisë në pritje të ekstradimit ndërsa policia italiane ishte në kërkim të tij që prej datës 17 korrik 2023, kur dhe u mor dënimi.

Si u zbulua Lazri?

Policia kishte arrestuar Mërgim Lazrin si autorin e aksidentit të rëndë të ndodhur më 4 janar të 2023, në aksin Bulqizë-Maqellarë në rrugën e Arbrit që i mori jetën 3 personave ndërsa 4 të tjerë u plagosën. Mes të plagosurve ishte dhe Mërgim Lazri shoferi i makinës MercedezBenz me targa angleze e cila u përplas mbrëmjen e asaj nate me mjetin Mercedes Benz 240. Nga aksidenti humbën jetën  vëllezërit Kujtim dhe Murat Istrefi, si dhe bashkëshortja e njërit prej viktimave (Kujtimit) Lulzime Istrefi, 46 vjeçe, nga Maqellara. Ndërsa mbeti e plagosur Firuze Istrefi e cila ndodhej  pasagjere në Benz dhe dy vëllezërit Mërgim Lazri, 26 vjeç dhe Edison Lazri, 28 vjeç e Kadrie Markeçi. 

Sipas autoriteteve shqiptare, Mërgim Lazri i cili ndodhej në makinë me vëllanë e tij, ka qenë përgjegjës për aksidentin.

Vetë Mërgimi në këtë aksident pësoi fraktura në të dyja këmbët dhe u detyrua ti shtrohej në disa spitale. Duke ndjekur lëvizjet e tij nëpër spitale policia ka rënë në gjurmët e 26 vjeçarit i cili u ndalua vetëm pak ditë më parë. Arrestimi i tij u krye në banesë në zonën ku dhe shkaktoi aksidentin.

“Lazri nuk është larguar asnjëherë. Unë kam qenë në kontakt me të menjëherë pas dënimit dhe ai rrinte gjithmonë në shtëpi”, shpjegon avokati  Antonio Genovese, i cili cituar nga mediat italiane shton: “Natyrisht që klienti im vazhdon të përsërisë pafajësinë e tij për çështjen Mottura

Vrasja e arkitektit tronditi gjithë komunitetin e Piossasco, ku jetonte pesëdhjetëvjeçari. Ai kishte qenë duke fjetur në në katin e parë të shtëpisë së tij së bashku me gruan dhe fëmijët natën që vdiq. Sapo ka dëgjuar zhurma ka dalë jashtë, ka zbritur poshtë dhe është përballur me hajdutët. Gjatë përleshjes Margjini e ka qëlluar me një plumb të kalibrit 22 në këmbë, duke i prerë arterien femorale. Mergim Lazri, sipas prokurorisë, ka qëndruar në makinë me qëllim që të arratisej së bashku me bashkëpunëtorët.

B.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Or tej: 28/11/2023 08:51

    Po te kishte qene ne burg ne itali ndoshta do kishin shpetuar edhe 3 viktimat qe kishte ne makine kur beri aksidentin. Qenieve te tilla kur jane te lire vetem sherri u shihet or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat