KUKËS - Një 28-vjeçar në Kukës është arrestuar pasi ka goditur me shufër hekuri në kokë një 15.

Edhe ky i fundit është arrestuar pasi akuzohet se ka përdhunuar një vajzë 15-vjeçare.

Fillimisht vajza 15-vjeçare, i ka treguar të vëllait të saj, 28-vjeçarit me iniciale G.M. se bashkëmoshatari i saj me iniciale I.Ç. e ka përdhunuar.

Si pasojë, 28-vjeçari e ka goditur me shufër hekuri në kokë djalin e mitur. Ky i fundit ka përfunduar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Gjithashtu edhe ai është nën arrest pasi ka një kallëzim penal ndaj tij për përdhunimin e të miturës.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale "Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur" dhe "Plagosja e rëndë në gjendje të tronditjes së fortë psikike".