Akuzohet se komplotoi për rrëzimin e qeverisë, liderja e opozitës në Bjellorusi dënohet me 15 vite burg

Akuzohet se komplotoi për rrëzimin e qeverisë, liderja e opozitës në Bjellorusi dënohet me 15 vite burg

Sviatlana Tsikhanouskaya

Një gjykatë në Bjellorusi dënoi të hënën lideren e opozitës në mërgim Sviatlana Tsikhanouskaya me 15 vjet burgim pas një gjyqi në mungesë. Ndaj saj rëndon akuza se ka komplotuar për të përmbysur qeverinë. Vendimi vjen pas disa përpjekjes disa mujore nga qeveria bjelloruse për të shtypur kundërshtarët politikë.

Tsikhanouskaya kandidoi kundër presidentit autoritar Alexander Lukashenko në gusht 2020, në një zgjedhje që i dha atij mandatin e tij të gjashtë në detyrë dhe zgjedhjet u panë gjerësisht si të manipuluara. Ajo e quajti dënimin e saj një akt hakmarrjeje nga autoritetet bjelloruse dhe u zotua të vazhdojë të luftojë për liri.

Rezultatet e votimit shkaktuan protestat më të mëdha në historinë e vendit. Lukashenko filloi një goditje brutale ndaj demonstruesve, duke akuzuar opozitën për komplot për të përmbysur qeverinë dhe Tsikhnouskaya u largua në Lituani nën presionin nga partia në pushtet.

Politikanët dhe aktivistët e tjerë kyç ose u arrestuan ose u presionuan që të largoheshin nga vendi.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim