Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky duket optimist per rinisjen e negociatave per ti dhëne fund luftës me rusët. Pas samitit të G7 zelensky thotë se diskutimet do të rifillojnë, por tashmë duhet të sqarohet formati I tyre. Numri një 1 Kievit thotë se preferon një takim dypalësh por sipas tij partnerët duhet të kenë gjithashtu një rol.

"Mendoj se raundet e negociatave me palën ruse do të rifillojnë. Çështja është se në çfarë formati do të zhvillohen. Evropianët janë në favor që ky të jetë një proces i përbashkët me amerikanët. Dhe të gjithë mbështesin gjithashtu formatin që kemi propozuar ne. Unë besoj në një takim dypalësh. Por është e rëndësishme që partnerët të jenë të pranishëm. Po u japim rusëve mundësinë të zgjedhin formatin", thotë Zelensky.

Sulmet ndërkohë vijuan edhe gjatë kësaj të shtune me rajonin e Kharkivit që ishte në shënjestër të ushtrisë ruse e clia la 1 të vrarë dhe 9 të plagosur në sulme.

Zelensky i dha ultimatum në një deklaratë mjaft të tensionuar aleatit të Putinit dhe vendit fqinj të Ukrainës, Bjellorusisë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, deklaroi se lideri bjellorus, Alexander Lukashenko, ka një javë kohë për të hequr sistemet përsëritëse (repeater) që përdoren për të drejtuar sulmet e dronëve rusë kundër qyteteve ukrainase. Në të kundërt, Ukraina “do ta bëjë vetë”. Strukturat janë të vendosura në kufirin bjellorusi-ukrainë dhe shihen si një ndihmë kyçe për rusët në terren.

Edhe Donald Trump u rikthye të flasë për ukrainën. Shtetet e Bashkuara duan që konflikti në Ukrainë të përfundojë dhe synojnë ta çojnë deri në fund këtë proces. Kështu deklaroi presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë një fjalimi në bazën ajrore Andreës, pranë Uashingtonit.

“Po përpiqemi t’i japim fund kësaj lufte mes Ukrainës dhe Rusisë. Do të doja ta shihja të përfundonte. Mendova se do të ishte gjëja më e lehtë për t’u bërë, por doli të ishte pak më e vështirë. Megjithatë do t’ia dalim” tha Trump.