Gjykata e Lushnjës ka caktuar masën “Arrest me burg” për F. H djalin 19-vjeçar nga Cërriku i cili akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 11-vjeçare nga Toshkëzi i Lushnjes.
Avokatja e tij mbrojtëse Eva Gjeta , tha vendimi është i padrejtë pasi djali nuk ka kryer marrëdhënie me të miturën. Në fjalën e saj ajo tha se gjykata nuk kishte asnjë provë në lidhje me denoncimin e kryer, por pohoi se ai e ka marrë në shtëpinë e tij për qëllime serioze. Sipas saj vajza nuk i ka treguar se është e mitur.
‘Sapo dola nga ambientet e gjykatës ku u vlerësua seanca gjyqësore. Nga ana e organit të akuzës nuk u paraqit asnjë provë që të provohet fakti që i mbrojturi prej meje të ketë konsumuar një nga vepra për të cilat akuzohet. Por gjykata vendosi që të vendoset masa ‘arrest me burg’. Për ne ky është një vendim i pambështetur në prova. Djali nuk pranon të ketë kryer marrëdhënie seksuale. Ai thotë se e ka njohur prej një jave e ka marrë në shtëpi për qëllime serioze dhe në asnjë moment nga vajza nuk i është bërë me dije se ka qenë një e mitur.’- tha avokatja.
Ndërkohë që pritet të dalë dhe ekspertiza mjeko-ligjore për më tepër për t’u paraqitur si element për shqyrtimin e akteve të sjellë nga mbrojtja. Ngjarja e rëndë u denoncua një ditë më parë, ku dyshohet se një 19-vjeçar ka kryer marrëdhënie seksuale me një 11-vjeçare.
-
Ne gjykate nuk diskutohet per qellime "serioze apo argetimi" por ka ose jo shkelje te ligjit. Avakotja e nderuar duhet te ruaj ose mbroje cilin do qofte qe mos ti jepen ndeshkime te paligjeshme.
Përgjigju -
Te arrestohet djali te shkoj ne burg ,edhe kur vajza te mbushi 18 vjece ateher te pyetet vajza cfar do te bej e ka ne dor vajza o te martohet o te rrij ne burg djali se ky djali ka ber nje akt teper te shemtuar.
Përgjigju -
Megjithese ka komunitete ku martesat me femije i kane pjese te kultures,pavaresisht se shkelet ligji,do te ishte mire qe kesaj avokates t'i kerkohej shpjegim se cfare nenkupton me /qellime serioze/,dhe nese jane ne rregull me ligjin?
Përgjigju -
Po te merrte femijen tend 11 vjecar per qellime serioze si do te reagoje moj avokate e pa kaluar nga vetingu profesjonal e as moral!!?
Përgjigju-
Kjo qënka me ruajt pulat e detit se për avokate lidhje spaska
-
Po tamam, cdo thoje për gocën tënde 11 vjecare moj baxhellë?
-










Komente
Komento