LUSHNJE- Një ngjarje e rëndë është zbuluar ditën e sotme, ku dyshohet se një 11-vjeçare ka kryer marrëdhënie seksuale nga një i ri i moshës 19-vjeç.

Bëhet fjalë për të riun nga Cërriku, i identifikuar me inicialet  F. H.. Ka qenë njoftimi i policisë që ka nxjerrë në dritë këtë rast të rëndë, e ndërsa nuk dihen rrethana të tjera, se kush ka bërë denoncimi, raportin që kanë 2 të rinjtë apo dëshmitë të familjarëve.

"Lushnjë/Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. H., 19 vjeç, banues në Cërrik, Elbasan, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur 11 vjeçe, banuese në Lushnjë", njofton policia.