Marjus Musaku, 32-vjeçari që akuzohet se rrëmbeu dhe mbajti peng një 30-vjeçare nga Durrësi, nuk e ka pranuar krimin.
Musaku ka deklaruar se nuk e ka marrë me forcë 30-vjeçaren, por se ajo ka shkuar vetë. Ai pretendon se e çoi vetë 30-vjeçaren në Komisariat.
‘Erdhi me dëshirën e saj. Nuk e kam marrë forcërisht, po erdhi me dëshirën e saj. Po ta kisha marrë me forcë nuk do ta sillja vetë në komisariat. Kemi njohje me njëri-tjetrin’, mësohet të ketë thënë Marjus Musaku.
Lajmi kryesor:
E zhdukur prej 9 ditësh, gjendet 30-vjeçarja në Durrës! Arrestohet 32-vjeçari nga Lushnja, në 2018 rrëmbeu ish-gruan! Ja banesa ku e mbajti peng









