DURRËS- Gjendet E.D, nëna e dy fëmijëve nga Durrësi,  e cila ishte zhdukur prej 9 ditësh dhe po kërkohej nga familjarët e saj. 30-vjeçarja ishte marrë peng nga Marjus Musaku, nga Lushnja, i cili sipas saj e ka përdhunuar dhe kërcënuar me thikë.

Pasi është gjetur nga policia, 30-vjeçarja ka deklaruar në polici se është mbajtur me forcë pa dëshirën e saj, në një banesë, në zonën e ish-kënetës në Durrës. Ajo ka deklaruar në polici, në prani dhe të bashkëshortit të saj, se është detyruar për të bashkëjetuar dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të, nën kërcënimin e një thike dhe duke e kanosur për jetën e familjarëve të saj.

Shtetasja E. D. ishte shpallur e humbur, pasi më datë 25.07.2022, në Komisariatin e Policisë Durrës, bashkëshorti i saj, shtetasi T. D. ka kallëzuar se ajo ishte larguar nga banesa dhe nuk ishte kthyer më. Megjithatë 32-vjeçari nuk e ka pranuar rrëmbimin dhe ka deklaruar se nuk e ka marrë forcërisht.

32-vjeçari Marjus Musaku, banues në Lushnjë, u arrestua në flagrancë, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shtrëngimi apo pengimi për të bashkëjetuar ose për të lidhur apo zgjidhur martesë” dhe “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, ndërsa ishte i dënuar më parë për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”. Në vitin 2018, Marjus Musaku, mori peng ish-gruan për 24 orë, ndërsa pas denoncimit të babait të 27-vjeçares u arrestua. Gjithçka ndodhi pas konflikteve që solli edhe divorcin.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:54
Dalin pamjet nga banesa ku mbajt peng 30-vjeçarja në Durrës

 

Janë publikuar pamjet nga banesa ku u mbajt 30-vjeçarja E.D në Durrës nga shtetasi Marjus Musaku, për të cilin e reja pretendon se e kishte marrë peng dhe e kishte mbajtur aty pa dëshirën e saj.

Ora 10:49
Akuzohet se rrëmbeu 30-vjeçaren në Durrës, flet autori: Nuk e mora me forcë, erdhi vetë

Marjus Musaku, 32-vjeçari që akuzohet se rrëmbeu dhe mbajti peng një 30-vjeçare nga Durrësi, nuk e ka pranuar krimin.

Musaku ka deklaruar se nuk e ka marrë me forcë 30-vjeçaren, por se ajo ka shkuar vetë. Ai pretendon se e çoi vetë 30-vjeçaren në Komisariat.

‘Erdhi me dëshirën e saj. Nuk e kam marrë forcërisht, po erdhi me dëshirën e saj. Po ta kisha marrë me forcë nuk do ta sillja vetë në komisariat. Kemi njohje me njëri-tjetrin’, mësohet të ketë thënë Marjus Musaku.

Ora 09:46
Zbulohet EMRI, kush është 32-vjeçari që mori peng nënën e 2 fëmijëve në Durrës! Në 2018 rrëmbeu dhe torturoi ish-gruan pas sherrit në familje

1654074053_1571208893arrestimpranga2.jpg

Marjus Musaku është 32-vjeçari nga Lushnja që mori peng nënën e 2 fëmijëve dhe u mbajt me forcë për disa ditë në një banesë në zonën e ish-Kënetës në Durrës. Musaku ishte dënuar edhe më parë për pengmarrje. Në vitin 2018 mori peng ish-gruan për 24 orë, ndërsa pas denoncimit të babait të 27-vjeçares u arrestua. Gjithçka ndodhi pas konflikteve që solli edhe divorcin. Gjatë kohës që ishin të martuar, ish gruaja e ka denoncuar për dhunë dhe torturë fizike.