Akuzohet se vrau me plumb në kokë shokun në Babicë të Vlorës për pazaret e drogës, Gjykata lë në burg Bledar Selmanajn! Autori nuk pranon krimin

VLORË- Lihet në burg Bledar Selmanaj, autori i vrasjes së 25-vjeçarit Xhuljan Bullari në Babicë të Vlorës. Burime për Report Tv bëjnë me dije 39-vjeçari në Gjykatën e Vlorës nuk e ka pranuar krimin për të cilin akuzohet. Seanca gjyqësore ka zgjatur më shumë se dy orë, ndërsa gjyqtari i çështjes ka pranuar kërkesën e prokurores Flora Çela, duke e lënë Selmanajn në burg. 

Sikurse deklaroi në polici pas arrestimit edhe përpara trupës gjykuese Selmanaj nuk e ka pranuar autorësinë e krimit.Gjatë seancës ai ka mbajtur të njëjtin qëndrim duke theksuar se e ka shoqëruar dhe ka udhëtuar me viktimën deri në Vlorë. Por, sipas tij me pas ai është larguar në afërsi të Babicës dhe nuk ka lidhje me vrasjen.

Bledar Selmanaj është i akuzuari për vrasjen e 25-vjeçarit, Xhualjan Bullari rreth gjashtë ditë më parë në Vlorë. Ai u arrestua para dy ditësh në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Bullari u gjet i vdekur në aksin Vlorë-Babicë, në një makinë tip 'Fiat Punto, ku sipas ekspertizës ai është qëlluar me tre plumba nga pasagjeri, ku njëri prej tyre e ka kapur në kokë dhe i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme.  

Ndër pisat kryesore të hetimit për vrasjen është prishja e pazareve të drogës mes dy rinjve. Bëhet me dije se viktima dhe autori ishin njohur më parë në qelinë e burgut dhe më pas kanë vazhduar pazaret e drogës jashtë saj. Viktima, Xhuliano Bollari ka qenë i akuzuar më parë për veprën penale “Dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” të shtetasve sirianë. Xhuljano u lirua para dy vjetëve kurse Selmanaj më datë 5 të këtij korriku.

Ditën e vrasjes ata ishin nisur nga Tirana për në Vlorë për çështje trafiku droge, ndërsa sipas dëshmisë së Bledar Selmanaj konflikti mes tyre ka nisur për 3 mijë euro drogë, që i riu tashmë i pajetë, i pagoi me euro false. Selmanaj negocio për 100 kg hashash mes miqve të tij dhe shokut të burgut. Shitja u bë në Elbasan por pala e viktimës pagoi me euro false. Ky ka qenë dhe momenti i krisjes mes miqësisë zënë në qeli.

Megjithëse në dëshminë para hetuese, shpesh herë Selmanaj thotë se nuk e ka vrarë ai Xhuljanon 25-vjeçar. Autori ka këmbëngulur për 3 mijë euro që duhej tu dërgoheshin shitësve të hashashit, ndryshe jeta e tyre ishte në rrezik për shkak të pagesës me para false.

Të shtunën e 21 gushtit të dy shokët u takuan pranë Policisë së Tiranës. Me "Fiat Punto", siç policia ka zbuluar përmes kamerave të sigurisë, ata udhëtuan së bashku drejt Vlorës, dhe në mbrëmje hynë në Transballkanike. Një orë më vonë, në 20:54 në kamerat e sigurisë, makina shfaqet duke kaluar pranë një pike karburanti në Qafë Babicë. Aty ku banorët e njohin si “Lapidari’, u krye dhe vrasja. Bledar Selmanaj e qëllon shokun e tij 14 vjet më të ri, me dy plumba nga pistoletë e llojit Tangofolio Giuseppe SRL Gardone Italy e cila u gjet e groposur në oborrin e banesës së tij në lagjen “15 Tetori” në Vlorë.

1630066814_BledarSelmanajdhebullari.jpg

Bledar Selmanaj dhe viktima Xhuliano Bullari

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • shqipi: 27/08/2021 13:50

    Hajt se 5 vjet edhe je i lire prap mos e vrit mendjen. Kshu fuksionon

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor