E qëlloi me plumb në kokë pas sherrit për borxhin e drogës, arrestohet në 'Bllok' autori i vrasjes së 25-vjeçarit Xhuliano Bullari në Vlorë! Armën e groposi në oborrin e shtëpisë

Konflikti për pazare droge i ka kushtuar jetën 25-vjeçarit Xhuliano Bullari, trupi i të cilit u gjet i pajetë në një makinë, në Babicë të Vlorës! Policia vuri në pranga ditën e sotme autorin e dyshuar të ngjarjes, 39-vjeçarin Bledar Selmanaj, banues në Vlorë, i cili u arrestua në zonën e "Bllokut" në Tiranë!

Bëhet me dije se viktima dhe autori kishin njohje me njëri-tjetrin dhe ishin nisur nga Tirana për në Vlorë për çështje trafiku droge, ndërsa konflikti mes tyre ka nisur për shkak të një borxhi që Bullari i kishte Selmanajt.

Debati mes tyre agravoi, duke bërë që Selmanaj të nxirrte armën dhe të qëllonte 3 herë në drejtim të Bullarit, ku një plumb e kapi të riun në kokë, duke i marrë menjëherë jetën. Pas krimit, sipas Policisë, Selmanaj ka shkuar në banesën e tij në lagjen “15 Tetori” në Vlorë, duke groposur në oborr edhe armën e krimit. Arma, tip pistoletë, dhe një krehër me 9 fishekë, u gjetën sot nga Policia.

Po ashtu janë sekuestruar edhe disa veshje, të cilat dyshohen se janë përdorur nga autori gjatë vrasjes, si dhe 1 aparat celular. 

Ndërkohë, gazetari i Report Tv, Armand Xhelili bën me dije se për zbardhjen e ngjarjes ndihmuan kamerat në hyrje të qytetit të Vlorës, ku u kapën pamje të automjetit tip 'Fiat Punto' me të cilin lëvizën viktima dhe autori, nëpërmjet të cilave u identifikua edhe 39-vjeçari Selmanaj.

I riu Xhuliano Bullari u gjet i vdekur nga banorët e zonës mëngjesin e 21 gushtit, rreth orës 07:35, në aksin Vlorë-Babicë, në një makinë tip 'Fiat Punto' me targa TR 3437 R. Sipas ekspertizës mjeko ligjore, 25-vjeçari dyshohet se kishte ndërruar jetë rreth orës 21.00 të mbrëmjes së 20 gushtit.

Bullari, nga Elbasani, u qëllua 3 herë me pistoletë nga krahu i pasagjerit por një plumb e kapi në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:02
Vrau të riun pas sherrit për borxhin, 39-vjeçari 'hajdut serial', vidhte sende nëpër banesa në qytete të ndryshme dhe më pas i shiste në dyqane

Bledar Selmanaj në gjykatë, në vitin 2012

Bledar Selmanaj, 39-vjeçari i arrestuar sot si autorë i vrasjes së Xhuliano Bullarit, ngjarje e ndodhur 4 ditë më parë në Babicë të Vlorës, rezulton emër i njohur për policinë. Ai është dënuar në vitin 2012 për një sërë vjedhjesh, që i kryente në qytete të ndryshme të vendit, Tiranë, Vlorë e Fier. Sendet e vjedhura, 39-vjeçari i shiste më pas nëpër dyqane.

Ora 10:42
Zbardhet vrasja e 25-vjeçarit në Babicë të Vlorës, 39-vjeçari e qëlloi me plumb në kokë pas sherrit për borxhin! U nisën nga Tirana në Vlorë për çështje të trafikut të drogës

1629881008_Screenshot3.jpg

Vrasja e të riut Xhulian Bullari në Vlorë dyshohet se ka ardhur për shkak të konflikteve për çështje droge. Burime bëjnë me dije se viktima Bullari dhe autori Bledar Selmanaj janë nisur së bashku nga Tirana në Vlorë për çështje që lidhen me trafikun e lendëve narkotike.

Shkak për vrasjen është bërë një borxh që viktima i kishte autorit, një shumë parash, dhe kjo ka bërë që konfliktet të agravohen. Në debat e sipër ai e ka qëlluar brenda në automjet duke e lënë te vdekur në vend.

Selmanaj ka pranuar në Polici që e ka shoqëruar deri në Vlorë me makinë Bullarin, por nuk ka pranuar autorësinë e krimit. Pavarësisht kësaj, ka prova të qarta që e implikojnë në vrasje. Selmanaj ka qenë i dënuar më herët për vjedhje.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Courioz: 25/08/2021 20:29

    Përgëzime agjentëve policor në zbardhjen e çështjes. Pse nuk ka një database publike për personat që janë shpallur në kërkim policor ? Ka gjasa që 30 % e të kërkuarve janë te blloki. Qe njerëzit të informojnë policinë për personat e shpallur në kërkim.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar