Para kuvendit banorët e Rrjollit kanë përsëritur thirrjet e tyre se nuk do të lejojnë që kompania ‘Gener 2’ e Uljat të ndëtojë në tokat e tyre.

Protestës së tyre iu bashkuan edhe banorë të qytetit të Durrësit të cilët preken nga shpronësimet për projektin e rijetëzimit të amfiteatrit. 

Protestuesit u bënë thirrje deputetëve që t’u dalin në mbrojtje pronarëve dhe të dëgjojnë zërin e tyre për planet e zhvillimit. 

Protestat për pronën ne Velipoje vijojnë prej më shumë se një muaji, ndërsa së fundmi u shënuan incidente. Banorët thyen xhamat e eskavatorëve dhe kamioneve të kompanise “Gener 2” në shenje revolte.

Ndërsa fillimisht Gjykata e Shkodrës caktoi masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ për 8 banorët e arrestuar të Rrjollit, më pas i la të lirë por me kushtin që të mos shkojnë tek tokat e tyre. Praktikisht u ndalohet të protestojnë kundër resortit të Bashkim Ulajt.

Por banorët shprehen të vendosur për të mos u ndalur në kërkesën e tyre per pezullimin e punimeve, derisa gjykata te vendose per pronesine e tokës.