SIRI - Ky është apeli që i dha popullit Presidenti Bashar al-Assad në një fjalim të mbajtur përpara medias shtetërore. Duke i cilësuar kundërshtarët e tij si kriminelë, Presidenti tha se një re e zezë ka mbuluar çdo cep të Sirisë. Në fjalimin e parë që prej qershorit, Assad tha se ajo çka po bën opozita kundër tij nuk është një revolucion.
“Ajo do të kërkonte të bazohej në një ide. Cili është lideri i revolucionit?”, shtroi pyetjen Assad. Më tutje ai përshkroi opozitarët si një tufë kriminelësh ndërsa i kërkoi çdo qytetari të mbrojë vendin në të gjitha format.
“Të presësh për ndihmë nga të tjerët do të ishte ta drejtoje vendin drejt shkatërrimit”, tha Assad. Në vlerësimin e tij, Siria nuk i ka përjashtuar lëvizjet diplomatike por nuk do të negociohet me njerëz që kanë ide terroriste. Gjithçka sipas tij është e fabrikuar nga perëndimi dhe se Siria kërkon të negociojë me trurin e jo me shërbëtorët.
Redaksia online
(eç/dm/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO/Apeli i Assad