IRAK-Ministri i Punëve të Jashtme në, Ibrahim al Jaafari, ka deklaruar se beteja e forcave irakiane kundër militantëve të ISIS për të rimarrë kontrollin në pjesën perëndimore të Mosulit do të përfundojë brenda pak ditësh.

“Brenda pak ditëve do të dëgjoni lajme për fundin e DAESH-it në Irak. Siguria po përmirësohet në Mosul, ndërsa numri i sulmeve vetëvrasëse me bombë po bie në qytetin verior me 75 për qind në ditë”, ka deklaruar në një konferencë për mediat, al Jaafri, i cili ka përdorur sinonimin arab për militantët e të ashtuquajturit Shtet Islamik.

Ofensiva për rimarrjen e kontrollit nga militantët e ISIS në Mosulin perëndimor ka filluar pothuajse një muaj më parë, ndërkohë që gjatë kësaj javë forcat irakiane kanë nisur një ofensivë tjetër kundër ISIS, me të cilën synojnë vendosjen e kontrollit të tyre në pjesën e qytetit të vjetër të Mosulit.

Nga ana tjetër në betejën e Mosulit perëndimor, mediat kanë raportuar se janë përdorur në luftime substanca kimike, të cilat mjekët e Kryqit të Kuq Ndërkombëtarë, kanë deklaruar se ende nuk janë identifikuar dhe se po i trajtojnë rastet e personave me komplikacione nga këto substanca, si komplikacione të armëve kimike.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com