Një analizë e agjencisë së lajmeve “Al Jazeera”, e pozicionon Shqipërinë si një vend të mundshëm për tu prekur nga kriza e emigrantëve. Në kufirin mes Greqisë dhe Maqedonisë, në vendin e quajtur Idomeni (territor grek), qëndrojnë aktualisht rreth 10 mijë emigrantë sirianë në përpjekje për të kapërcyer kufirin dhe marshuar drejt vendeve të BE.
Me titullin “A është Shqipëria ndalesa e radhës e refugjatëve?”, "Al Jazeera" thekson se Shqipëria është një vend që ka vetë një histori të ngjashme emigrimi, ndërsa mund ta gjejë veten së shpejti në qendër të krizës së refugjatëve në Evropë.
"Situata politike në Shqipëri është stabilizuar disi, megjithatë rreth 100 km larg kufirit Greqi-Maqedoni, dhjetëra mijëra refugjatë kryesisht sirianë dhe irakianë vazhdojnë të vijnë. Mbyllja së fundmi e rrugës ballkanike dhe përshkallëzimi i shpejtë i krizës humanitare në Greqi po i drejton shumë refugjatë të mendojnë nëse Shqipëria është e gatshme për një fluks emigrantësh në një tjetër kufi të Shqipërisë", shkruan Al Jazeera.
Terreni i vështirë në brendësi të kufirit shqiptar, me male, humnera, pyje të dendura dhe shenja që përgjatë autostradës paralajmërojnë për arinj dhe ujqër, sipas Al Jazeera, mund të jetë pengesë për emigrantët.
“Ata vijnë me mijëra çdo natë, të veshur me rroba të leckosura, disa me fëmijë në krah. Duke sfiduar temperaturat nën zero ata ngjiten më këmbë nëpër terrenin me dëborë në malet e thepisura shqiptare. Raportimet për anijet me refugjatë siç po ndodh aktualisht, ishin të zakonshme në vitet ’90 në Shqipëri, ku mijëra shqiptarë pas rënies së diktaturës së Enver Hoxhës kalonin ilegalisht Adriatikun", shkruan më tej Al Jazeera.
Agjencia e lajmeve “Al Jazeera” thekson gjithashtu marrëveshja e arritur mes BE-së dhe Turqisë, parashikon që të gjithë refugjatët dhe emigrantët që arrijnë në ishujt grek do të kthehen në Turqi.
Ndërkohë mbetet ende e paimagjinueshme që numri në rritje i refugjatëve në kufirin e Maqedonisë mund të kthehet në mbrapsht ose të mbetet thjesht një dëshirë e parealizuar për të arritur në vendet e dëshiruara të Evropës veriore.
"Por edhe nëse refugjatët arrijnë të hyjnë në territorin shqiptar, pyetja shtrohet nëse ky vend kaq i varfër ka infrastrukturën e duhur për t’i akomoduar ata", vijon Al Jazeera.
Duke cituar një përfaqësuese të UNHCR-së në Tiranë, Marie Verney, e cila thotë se pavarësisht se janë disa baraka ushtrie gati për emigrantët, ka mungesë stafi dhe burimesh.
Redaksia online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

në qendër të krizës së emigrantëve ">