Lideri i Al-Kaedës së Jemenin Ibrahim al-Rubaish e cilësoi Francën si rrezikun kryesor të islamit, duke shtuar se shteti francez së fundmi ka tejkaluar Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Përmes një mesazhi zanor të shpërndarë nga Al-Kaeda e Jemenit , Ibrahim al-Rubaish shprehet se me dobësimin e Shteteve të Bashkuara në vitet e fundit, Franca ka zëvendësuar SHBA në "luftën kundër Islamit.
Në mesazhin e tij, lideri i AQAP u bën thirrje myslimanëve të kryejnë sulme të tjera ndaj Perëndimit, në veçanti Francën. Po ashtu Al-Kaeda ka kërkuar nga myslimanët që “të sulmojnë pa u konsultuar me askënd të gjithë ata që guxojnë të tallen me Profetin Muhamed.”
Organizata terroriste e Al-Kaedës së Jemenit ka marrë përgjegjësinë e sulmit ndaj revistës satirike “Charlie Hebdo” më 7 janar të këtij viti ku mbetën të vrarë 12 persona, pas sulmit të armatosur të vëllezërve Said dhe Cheriff Kuachi.
Sipas agjensive amerikane të zbulimit AQAP konsiderohet si një ndër degët më të rrezikshme e rrjetit xhihadist.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com