Al Kaeda ka marrë kontrollin e aeroportit “Riyan Mukalla”, një prej aeroporteve më kryesore të Jemenit, i ndodhur në jug të vendit. Burime nga trupa ushtarake thonë se militantët e organizatës terroriste kanë hyrë brenda në aeroport pas një përleshjeje të shkurtër me armë zjarri me personat përgjegjës për ruajtjen e aeroportit.

Nasser Baqazouz, një aktivist vendas, i referohet rezistencës së trupave jemene si ‘shumë të dobët’ përballë sulmit të Al-Kaedës.  

Redaksia Online
(M.P/shqiptarja.com)