Al-Kaida merr përsipër sulmin në Jemen

Al-Kaida merr përsipër sulmin në Jemen
JEMEN- Sulmin në Jemen, Al-Kaida e quajti si një hakmarrje për atë që ajo e çilësoi si një luftë kundër mbështetësve të saj të udhëhequr nga SHBA-ja. Al-Kaida tha se sulmi vetëvrasës me bombë në Jemen, i çili dje vrau të paktën 96 vetë dhe plagosi më shumë se 200 të tjerë, ishte thjeshtë një hakmarrje. Zyrtarët e Jemenit thanë se një ushtar, që dyshohet të ishte aty në mënyrë të parregullt, shpërtheu eksplozivin ndërkohë që qindra ushtarë të tjerë ishin rreshtuar për provat e një parade ushtarake, në kryeqytetin Sana. Ushtarët ishin duke u përgatitur për një paradë, për të shënuar bashkimin e veriut dhe jugut të Jemenit. Dega e al-Kaidës me bazë në Jemen ka bërë të ditur se, sulmi kishte si objektiv komandantë të lartë të Jemenit. Ky sulm vetëvrasës me bombë erdhi gjatë një ofensive të qeverisë së Jemenit, e mbështetur nga SHBA-ja, kundër militantëve, të çilët morën rajonet jugore vitin e kaluar ndërkohë që vendi u përfshi në një kryengritje kundër presidentit të atëhershëm Ali Abdullah Saleh.
(s.ç/ shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Komandanti i KFOR-it bisedon me shefin e ushtrisë serbe për gjendjen e sigurisë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it bisedon me shefin e ushtrisë serbe për gjendjen e sigurisë në Kosovë