Alarm fruthi në SHBA , Trump apel amerikanëve: Vaksinohuni

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, u ka bërë thirrje amerikanëve që të vaksinohen, për shkak të përhapjes së rasteve të fruthit, duke iu rikujtuar atyre rëndësinë e vaksinave.

Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve infektive, vetëm muajt e fundit në 22 shtete të SHBA janë raportuar rreth 700 raste të fruthit. Normat e vaksinimit kanë rënë në SHBA, pasi shumë prindër e kundërshtojnë atë për arsye filozofike ose fetare, ose besojnë në informacionet e përhapura se vaksinat shkaktojnë autizëm te fëmijët.

Zyrtarët e shëndetësisë kanë vendosur në karantinë qindra punëtorë dhe studentë të Los Anxhelos, pasi pretendohet se ata i janë ekspozuar sëmundjes së fruthit dhe nuk është verifikuar nëse kanë qenë të vaksinuar.

Ky hap ka ardhur pasi Shtetet e Bashkuara janë duke u përballur me numrin më të madh të personave të prekur nga kjo sëmundje, prej kur virusi ishte shpallur i eliminuar më 2000. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në tre muajt e parë të vitit 2019 janë regjistruar mbi 110,000 raste të fruthit në botë.

Shifra paraqet rritje për 300% krahasuar me vitin e kaluar.

/Përgatiti Ilir Çuçi

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni