Frika ka mbërthyer 40 milion amerikanë ndërsa stuhia e parë sezonale pritet të mbërrijë në orët në vazhdim përgjatë bregut të Gjirit të Shteteve të Bashkuara.
Nga Alabama në Texas 32.9 milionë njerëz janë lajmëruar nga shërbimi meteorologjik të marrin masa për emergjencën e pritshme.
Në qytete si Dallas, Memphis, St Louis dhe Oklahoma City, indeksi i nxehtësisë mund të arrijë deri 46 gradë.
Alarmi është dhënë edhe për 6.5 milion amerikanë që banojnë në Arizona, ku sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat sot dhe të shtunë temperature mund të shkojë deri 48 gradë, madje edhe në kryeqytetin Phoenix.
Ekspertët u kanë bërë thirrje banorëve të qëndrojnë të hidratuar duke pirë shumë lëngje dhe të shmangin pijet alkoolike apo ato me sheqer.