“Gjatë pesë viteve të ardhshme, temperatura mesatare globale e Tokës mund të rritet me 1.2-1.3 gradë në krahasim me epokën para-industriale, një shifër që po afron me rrezikshmëri kufijtë maksimalë të miratuar në kuadrin e marrëveshjeve të klimës në Paris” – kështu tha nga Gjeneva Maxx Dilley, drejtori i Organizatës Botërore të Meteorologjisë (OMO), një agjenci e OKB e përfshirë në studimin e ndryshimit të klimës
"Ne duhet të kemi parasysh se këto statistika nuk janë vetëm alarmante, por shpërndajnë çdo ndjenjë të sigurisë së rreme që mund të ketë qenë e pranishme deri më tani. Duket se ngrohja globale po përshpejtohet dhe ka rritur rritmin”
Raporti i Organizatës Botërore të Meteorologjisë regjistron një nivel rekord të dioksidit të karbonit dhe gazrave të tjerë serë në atmosferë
"Tavanet e emetimeve të vendosura në Marrëveshjen e Parisit duhej të ishin tre herë më ambicioze për të arritur qëllimin për të kufizuar rritjen e temp. me dy gradë, dhe pesë herë më ambicioze për të arritur mbajtjen stabël të rritjes me vetëm 1.5 gradë. Kjo nëse angazhimet e marra do të ishin zbatuar”
2015-2019: periudha më e nxehtë pesë-vjeçare ndonjëherë
Sipas Organizatës Botërore të Meteorologjisë, periudha 5-vjeçare 2015-2019 do të mbahet mend si më e nxehta në histori, duke regjistruar një rritje prej 0.2 gradë në krahasim me periudhën e mëparshme. Alarmi i studiuesve gjithashtu shqyrton rritjen e nivelit të detit. Shifra mesatare e rritjes në vitin 1993 ishte 3.2 mm në vit kurse sot shifra e rritjes është 5 mm.