Maqedonia e Veriut  ditën e sotme ka shënuar numrin më të lartë të rasteve me COVID-19 që nga fillimin i pandemisë.

Gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me virusin 1.406 persona, 41% i personave që kanë kryer tamponin.

Betejën me virusin fatal fatkeqësisht e kanë humbur 21 persona.

 Numri total i personave të shëruar është 50.015 që nga fillimin e pandemisë.

Vatra kryesore aktive e infektimeve rezulton të jetë Shkupi. Qyteti i Tetovës, Gostivarit, Prilepit dhe Kumanovës janë kategorizuar si qytete ku rastet e infektimeve janë gjithashtu në rritje duke e bërë situatën kritike për Maqedonin e Veriut.