Tronditen Reali i Madridit dhe Atletiko e Madridit, pasi sipas mediave FIFA do të pezullojë merkaton e dy ekipeve finaliste të edicionit të kaluar në Champions League për shkak se janë gjetur parregullsi në transferimet e futbollistëve minorenë.
Ndëshkimi do t'i jepet fillimisht Atletikos dhe më pas Realit, duke mos i lejuar të realizojnë blerje në merkaton e verës 2015 dhe të janarit 2016. E njëjta gjë ndodhi edhe me Barcelonën duke sjellë pezullimin në merkato për katalanasit.
Por, lajmin e ka kundërshtuar menjëherë Reali i Madridit, që përmes një deklarate për mediat thekson se gjithçka është e pavërtetë dhe se të gjitha transferimet kanë qenë të ligjshme.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com