BRUKEL-Ndërtesa e Parlamentit Europian në Bruksel është evakuuar pas një alarmi për bombë. Policia Belge urdhëroi evakuuimin e menjëhershëm të godinës pas pranisë së dyshimtë të një makine të parkuar në rrugën Montoyer.

Sipas burimeve policore dyshohet së në makinë gjendej një i alkoolizuar, bashkë me armë zjarri. Pamjet e publikuara në kohë reale në rrjetet sociale tregojnë momentet e kontrollit policor, ku sipas tyre është një robot polic ai që po investigon mjetin e dyshimtë.

Policia ka evakuuar gjithë ndërtesën dhe zonën përreth, duke bllokuar rrugët kryesore. Më herët gjatë ditës së sotme policia ishte alarmuar nga një incident i ngjashëm para ndërtesës së ambasadës amerikane, pasi një makinë ishte “braktisur” pranë saj, por alarmi rezultoi të ishte jo i vërtetë.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)