Alarm për bombë, evakuohen 6 aeroporte në Francë

Alarm për bombë, evakuohen 6 aeroporte në Francë

Autoritetet franceze u alarmuan nga informacionet për kërcënime të njëkohshme për vendosjen e një bombe në gjashtë aeroporte. Sipas informacioneve të para, aeroportet e Lille, Nice, Lion, Toulouse, Nantes dhe Beauvais janë evakuuar.

Siç raporton Le Monde, mesazhet elektronike (e-mail) u dërguan në të gjashtë aeroportet në të cilat kishte një referencë për një "kërcënim sulmi". Pasagjerët brenda aeroporteve u urdhëruan të evakuoheshin, ndërsa ata në aeroplan u udhëzuan të qëndrojnë në pozicionet e tyre.

Vihet re se ditët e mëparshme ka pasur telefonata kërcënuese për bomba në muze dhe monumente në Francë.

Franca është në gjendjen më të lartë të gatishmërisë pas vrasjes më 13 tetor të një mësuesi në një sulm të dyshuar islamik. Të martën, Pallati i Versajës, një nga vendet kryesore turistike të Francës, u mbyll për disa orë, për shkak të kërcënimeve për bombë.

 

 

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja