Alarm për bombë, evakuohet pallati i Versajës në Francë

Alarm për bombë, evakuohet pallati i Versajës në Francë

Pallati i Versajës në Francë është evakuuar për shkak të një kërcënimi me bombë, raportoi AFP të martën, duke cituar burimet policore. Franca rriti nivelin e alarmit të terrorit pas sulmit në shkollë në qytetin verior të Arras të premten e kaluar nga një ekstremist i dyshuar islamik.

Informacioni përkatës është konfirmuar nga vetë Pallati me një postim në llogarinë e tij në Twitter, ku thuhet:

“Të nderuar vizitorë, për arsye sigurie, Pallati i Versajës po largon vizitorët dhe po mbyll dyert për sot. Faleminderit për mirëkuptimin”.

Sipas burimeve policore, në vendngjarje ka mbërritur një ekip për asgjësimin e mjeteve shpërthyese, raporton AssociatedPress.

Kërcënimet për bomba janë rritur që nga fillimi i vitit shkollor në Francë, me 168 alarme në shkolla që nga fillimi i shtatorit, sipas ministrit të Arsimit Kombëtar Gabriel Attal.

Pallati si dhe Muzeu i Luvrit në Paris u evakuuan gjithashtu nga vizitorët dhe stafi të shtunën pas kërcënimeve për bombë.

Pallati i Versajës ishte shtëpia e mbretit Louis XVI para prerjes së kokës së tij gjatë Revolucionit Francez. Do të jetë një nga vendet ku do të zhvillohen Lojërat Olimpike të Parisit vitin e ardhshëm, ku do të organizohet kalërimi.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Traveling Lifestyle': Shqipëria mes destinacioneve më të lira evropiane për t’u vizituar në 2024

'Traveling Lifestyle': Shqipëria mes destinacioneve më të lira evropiane për t’u vizituar në 2024