Alarm për bombë në një qendër votimi në Luiziana

Alarm për bombë në një qendër votimi në Luiziana

1667933691_Bombe.PNG

Ditën e sotme një qendër votimi në Luiziana, SHBA u zhvendos nga një shkollë në një tjetër pas një kërcënimi me bombë, sipas raportimit të John Tobler, zv. Sekretar i Komunikimit në Departamentin e Shtetit të Luizianës.

John Tobler tha se kërcënimi për bombë shënjestronte një shkollë e cila ndodhej 20 minuta larg New Orleans. Vendndodhja e re e votimit është një shkollë fillore në të njëjtën zonë të quajtur Audubon Elementary.

Një përfaqësues i Departamentit të Policisë së Kennerit deklaroi se e njëjta shkollë mori një kërcënim për bombë pesë ditë më parë. Nxënësit e shkollave të mesme u evakuuan atë ditë dhe policia lokale dhe departamentet e zjarrfikësve kontrolluan kampusin, por se nuk u gjet asnjë shenjë lëndeje plasëse.


Lajmi kryesor:

Sot zgjedhjet për Kongresin e SHBA-ve! Biden: Demokracia është në fletëvotim! Trump: Unë votova për DeSantis! Alarm për bombë në një qendër votimi në Luiziana


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja