PHENIAN - Duket se shkallëzimi i kërcënimit të luftës bërthamore në Azinë Juglindore po kalon në nja fazë të re, shumë të rrezikshmë.

Në një komunikatë të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë koreanoveriore, të publikuar nga agjencia koreane zyrtare e lajmeve KCNA, ushtria koreanoveriore pretendon për një sulm bërthamor taktik, në shkallë të vogël, ndaj “kërcënimeve amerikane”.

Sipas agjencisë, është dhënë urdhër që forcat e armatosura të Phenianit mund të godasin objektiva amerikane dhe për këtë “forcat tona të armatosura revolucionare kanë bërë përgatitjet e duhura dhe janë të gatshme ta kryejnë”, thuhet në komunikatë.

Komunikata transmetohet nga agjencia italiane e lajmeve ANSA, nëpërmjet korrespondentit të saj në Seul (Koreja e Jugut).

Sipas agjencisë koreanoveriore, “kërcënimet amerikane do të asgjësohen nga mjete të sulmit bërthamor më të efektshme, të vogla, të letra dhe të shumëllojshme”.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)