Shkolla e mesme Oaks Park në Britani është evakuuar për shkak të një alarmi për bombë. Sipas Daily Mail, drejtori i shkollës së mesme Oaks Park në Carshalton thirri policinë menjëherë pas kërcënimit për sulm me bombë
Policia këshilloi stafin dhe nxënësit që të evakuonin ndërtesën, ndërsa oficerët shkuan menjëherë në vendngjarje dhe kontrolluan ambientet.
Kujtojmë se në datën 10 nëntor u raportua për kërcenim me bombë në shkollën Roi Baudouin në Schaerbeek dhe në Leopold Park prapa Parlamentit Europian, në Bruksel.
Shkolla e mesme Oaks Park është një shkollë për nxënës të moshës 11 deri në 19 vjeç, raporton
Në një njoftim në faqen zyratre të shkollës thuhej:
"Qëllimi ynë është të ndihmojmë të rinjtë të zhvillojnë aftësitë, njohuritë dhe kualifikimet që u nevojiten për t'u bërë të rritur për të cilët mund të jemi krenarë. Stafi ynë është plotësisht i përkushtuar për mirëqenien, arritjet dhe përparimin e studentëve në të gjitha fushat".