VLORË- Pas rreth tre orësh kërkime është bërë e mundur gjetja e turisti meksikan i cili kishte mbetur i bllokuar në majën e malit Çika në Vlorë. Në operacionin e kërkim-shpëtimit të 30-vjeçarit morën pjesë forcat e FNSH dhe Policia e Himarës.

30-vjeçari ka qenë duke eksploruar malin e Çikës, por ai kishte mbetur i bllokuar në disa shkëmbinj. Si pasoj ë bllokimit ai ka lëshuar sinjalin SOS, ku më pas është bërë i mundur edhe shpëtimi i tij.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se turisti nuk ka pësuar asnjë dëmtim dhe gjendje të mirë shëndetësore.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:12
Gjendet turisti meksikan pas 3 orësh, video e momentit të shpëtimit nga forcat e FNSH

Pas rreth tre orësh është gjetur turisti meksikan i cili ka lëshoi sinjalin SOS pasi nuk ecte dot për shkak të terrenit të vështirë.

Në ndihmë të turistit 30-vjeçar janë vënë Policia e Himarës dhe grupet e FNSH. Me anë të  njoftimi për mediat Policia bën me dije se turisti meksikan është në gjendje të mirë shëndetësore.