Alarmet false për bombë, Didi:
Rrisim dënimin penal për autorët
     

Alarmet false për bombë, Didi:<br />Rrisim dënimin penal për autorët<br /> 

 

 
TIRANE - Policia e Shtetit paralajmëron rritje të dënimit penal për të gjithë ata autorë të cilët vënë në ankth policinë dhe qytetarët parmes alarmeve false për bombë. Deklarata është bërë ditën e sotme nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Artan Didi në një dalje për mediat lidhur me rastet e fundit të alarmeve për bombë, por që në fund kanë rezultuar false.

Duke iu bërë thirrje qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të dyshimtë, Kryepolici Didi tha se rastet kanë kosto të mëdha si për uniformat blu ashtu edhe për qytetarët duke përhapur panik.

Në këtë kuadër, Didi nënvizoi se nëse situata vijon në këtë mënyrë nuk i shërben aspak rendit dhe sigurisë, por se policia do të analizojë me vëmendje çdo rast për të paraprirë çdo të papritur dhe çdo krim.

Megjithatë Didi vuri në dukje faktin se nëse situata shkon drejt një rritje të këtyre alarmeve false, do të kërkohet një rritje e masës së dënimit penal për të gjithë autorët.

“Për rastet e fundit të alarmeve fals të bombave që ndikon në shkallën e rendit dhe të sigurisë publike, dhe të nivelit të fëmijëve dhe të të afërmëve të tyre. ne si institucion jemi të shqetësuar shumë, dhe nuk mund ta lejojmë, që edhe pse një pjesë e madhe e tyre janë false, të lëmë pa i vlerësuar. Por kjo veç se është një kosto e madhe për policinë, është një kosto psikologjike edhe qytetarët. Ne përmes kësaj deklarate kërkojmë mbështetjen e qytetarëve për të na ndihmuar dhe për çdo rast të dyshimtë të kontaktohet policia. Ky fenomen në fillim është i nxitur por mund të na kthehet në një lojë me kosto shumë të mëdha. I bëj thirrje qytetarëve dhe institucioneve ta shikojnë me vëmendje këtë fenomen që kërkon të krijojë një perceptim të rreme për sigurinë publike. Nëse nuk do ketë përmirësim të situatës në interes të jetës së qytetarëve do të shkohet edhe në kërkesën për rritjen e dënimit penal të këtyre veprave. Elementi i parë i kësaj strategjia është bashkëpunimi me qytetarët.” tha Didi ndërsa i pyetur për situatën e ditëve të fundit në Lazarat, garantoi se ai i është rikthyer normalitetit tashmë. 

Prej ditësh tashmë policia është njoftuar për një numër jo të vogël alarmesh false për bombë përgjithësisht në afërsi të shkollave, por që pas verfikimeve kanë rezultuar false.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Shtator 1992/ Azem Hajdari: Kur shkoj te fëmija im në darkë dhe ai më pyet

Shtator 1992/ Azem Hajdari: Kur shkoj te fëmija im në darkë dhe ai më pyet "Pse deshe të më lësh jetim?” Dhe unë dua t'i them...