Alarmi, BE e KE: Në Shqipëri,
Politika pastron paratë

Alarmi, BE e KE: Në Shqipëri, <br />Politika pastron paratë
TIRANË - Përhapja e korrupsionit në administratën shtetërore, por edhe në gjithë pjesëtarët e fushës së politikës në vendin tonë ka detyruar Këshillin e Evropës dhe Bashkimin Evropian që, në projektin e posaçëm, të titulluar "PACA, Projekti kundër korrupsionit në Shqipëri", të përfshijnë edhe orjentime se si të menaxhohet risku i personave të ekspozuar politikisht në pastrimin e parave të pista.

RREZIKU
Sipas Udhëzuesit, individët, të cilët ushtrojnë, ose në të kaluarën kanë ushtruar, një funksion të spikatur publik në Shqipëri, mund të përbëjnë rrezik më të lartë të pastrimit të parave, sepse pozitat e tyre të pushtetit dhe të ndikimit mund t'I bëjnë ata të prekshëm ndaj korrupsionit. Më të cënueshmit përfshijnë figura të larta politike, si dhe zyrtarë të lartë në kuadër të degëve administrative, gjyqësore dhe ushtarake të shtetit. Të njëjtat rreziqe përfshijnë edhe anëtarët e drejtpërdrejtë të familjeve të tyre dhe personat e njohur si bashkëpunëtorë të ngushtë të tyre, theksojnë ekspertët e BE dhe Këshillit të Evropës.

PERSONAT
Sipas Udhëzuesit, personat e ekspozuar, që mund të kryejnë veprimtari të pastrimit të parave në Shqipëri, janë kryetari i shtetit, kryeministri, ministrat dhe zëvendësministrat, deputetët, anëtarët e Gjykatës së Lartë, Gjykatës Kushtetuese dhe organeve të larta të Gjyqësorit, që marrin vendime përfundimtare, anëtarët e bordit të Bankës qendrore, ambasadorët, të ngarkuarit me punë, zyrtarët e lartë të forcave të armatosura, anëtarët e bordeve mbikëqyrës të ndërmarrjeve shtetërore dhe funksionarët e lartë partiakë. Ndërkohë, rrezik të mundshëm përbëjnë edhe anëtarët e drejtpërdrejtë të familjeve të personave të sipërpërmendur, të tillë si bashkëshorti, partneri (një person, i cili, në bazë të së drejtës kombëtare,
vlerësohet si i barasvlershëm me bashkëshortin), fëmijët e bashkëshortit/ partnerit dhe prindët. Ndërkohë, shteti duhet të ketë kujdes edhe nga bashkëpunëtorët e ngushtë të politikanit.

HETIMI
Sipas këshilltarëve evropianë, procesi i hetimit duhet të lejojë të kuptohet se çfarë aktivitetesh kanë shërbyer si burim pasurie i një personi VIP të klientit dhe cila ka qenë origjina e fondeve të marra në fillim të një marrëdhënieje. Për të pastruar produktet e korrupsionit mund të përdoren të gjitha fazat e procesit të pastrimit të parave. PEP e korruptuar nuk ka të ngjarë t'i vendosin fondet e pastruara në llogarinë me emrin e tyre ose në pronësi të tyre, ose në bashkëpunim me kompani apo ndërmarrje, lidhja me të cilat mund të vërtetohet lehtë. Si shenja kryesore duhet të konsiderohen lëvizja e fondeve të konsiderueshme, pa arsye tregtare, ose kur veprimet me llogarinë bankare janë të papajtueshme me veprimet të ligjshme ose të pritshme, veprimtari të shumta brenda pak kohe; kur origjina e pasurisë ose burimi i fondeve të klientit nuk mund të vërtetohet lehtë, sepse filli i auditimit është këputur qëllimisht, etj.

(aq/shqiptarja.com)


  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura