Rritet në mënyrë alarmante numri i fëmijëve me diabet. Në pediatrinë e Qendrës Spitalore Universitare, Nënë Tereza, çdo muaj shtrohen 5 raste të reja të fëmijëve me diabet.
Asim Toro, kryetrari shoqatës së fëmijëve dhe të rinjve me diabet, shprehet se kjo sëmundje po rrit numrin e pacientëve në mënyrë alarmante.
"Po të shikojmë shtrimet e reja ka pothuajse 5 shtrime në muaj raste të reja, diabeti është alarmant, sidomos te fëmijët. Te shoqata jonë janë regjistruar 700 fëmijë me diabet, por sipas mjekëve janë 70 mijë" tha ai.
Shpenzimet mujore të një të sëmuri me diabet janë më tepër se 30 mijë lekë në muaj dhe shteti mbulon vetëm 1/3 e kësaj vlere.
Gjithashtu nga qeveria shqiptare është akorduar një fornd prej 23 mln lekësh të reja për ministrinë e shëndetësisë që të rimbursojë fishat, por sipas Toros, të sëmurët me diabet janë ende të pa informuar se kush do të jenë përfituesit e tyre.
Tashmë të jesh me diabet ka bërë që edhe stili i jetës së tyre të ndryshojë, por në të njëjtën kohë, kanë të drejtën të mos paragjykohen për të.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO