Ujqërit dhe çakejtë janë kthyer në një rrezik serioz për banorët fshatit Povelc e Darzezë të Fierit. Ata bëjnë kërdinë në bagëti e shpendë, por mjaft të rrezikuar janë dhe fëmijët. Sipas banorëve kafshët e egra shfaqen nga pylli Bishtmbret, ndërsa kjo problematikë ka tre vite që i shqetëson. Ata kërkojnë marrjen e masave, pasi blegtoria është e vetmja mundësi mbijetese për ta.
“Ujku është pothuajse i përnatshëm këtu, po mos ta ndjejmë që në moment ai të bën hatanë. Para një muaji ma mori kafshën. Çakalli ka frikë nga ujku, kur nuk i ndjen çakejtë është ujku në zonë. Kur largohet ujku që këtu fillojnë çakejtë ulërijnë” u shpreh një banor.
Sipas ish-kryeplakut të fshatit tufat e ujqërve kanë ngrënë brenda një nate edhe 18 krerë bagëti. Në pamundësi të një zgjidhje, ai tregon se për të mbrojtur bagëtitë, familjet e zonës janë të detyruar të bëjnë roje.
“Sot e 3 vjet ka rënë ujku këtu në fshat dhe kanë ngrëne 18 krerë bagëti brenda në vathë. Kanalet janë pa pastruar dhe ai rri në kanal freskët. Edhe pardje po bën 2-3 ditë i ka marrë një gjitonit tonë këtu 3 krerë qengja. Ne këtë zanat kemi vetëm që rrimë mblidhemi familjarisht e ruajmë mallin që të mos hyjë këtu brenda” u shpreh ish-kryeplaku.
Për sa kohë nuk do të merret një zgjidhje për këtë problem, këta kafshë të egra do të jenë një kërcënim për banorët e fshatit.
-
Studjoni historine e te pareve tuaj, ngrini cargje, laqe, dhe mundesisht ndonje cope mishi te helmuar, se te beni roje cdo nate do merziten grate qe nuk kane burrat ne shtepi
Përgjigju -
......mos janë lepuj re amani
Përgjigju -
Hapu ujku se te shqeu Loni
Përgjigju -
Kujt ti ruhemi me pare ngaqe kemi edhe ne pushtet ujqer e cakej.
Përgjigju -
Keta katundaret jane jane pjerdhur nga mende Mos duhet te vije qeveria tju beje roje Mbani qen Si te paret tuaj.
Përgjigju -
Po sallator ka në Darëzezë
Përgjigju -
Mish te helmuar se me cifte eshte e rrezikshme, pastaj mund te konsiddrohet si veper penale ne kuader te moratoriumit per gjuetine.
Përgjigju -
Beni si kane bere te paret tuaj. Mbani qen stani. Dhe perpiquni te bashkejetoni. Ata kan qene para nesh ne kete toke apo shfarosja eshte menyra e vetme si cdo here per ju??
Përgjigju -
MERRNI CIFTE DHE VRITINI,,,OSE HIDHINI MISH TE HELMUAR NEPER ARA...
Përgjigju-
Cfare thua or jahu
-










Komente
Komento