Alarmi i krizës energjetike: 7 pikat e Bashës, një plan apo meme?!

Alarmi i krizës energjetike: 7 pikat e Bashës, një plan apo meme?!

Lulzim Basha dhe Gazmend Bardhi

Alarmi i Edi Ramës, në konferencën e jashtëzakonshme për shtyp për krizën energjitike ndërkombëtare, e përgjigja e menjëhershme e Lulzim Bashës, ka sjellë reagime të ndryshme në opinion. Natyrisht sipas perceptimeve, apo edhe përkatësive politike.

Relisht vendi është përfshirë që prej kohësh me rritje të çmimeve të konsumit, madje që në ditët e para të pandemisë, në marketet e mëdha të shitjes në pakicë kryesisht. Pandemia dha një goditje të madhe në ekonominë botërore, ku natyrisht më të prekurit ishin strukturat ekonomike më të vogla, por edhe popullsitë më të brishta karshi situatave të tilla të impasit.

Shqipëria si vend që importon pjesën më të madhe të mallrave të konsumit, apo edhe të shërbimeve, është natyrisht një nga viktimat e mundshme përballë një agresioni të frikshëm të një krize globale.

Mjaft media ndërkombëtare po e krahasojnë me Krizën energjitike të vitit 1973, kur nisi Lufta e Kippur, ndërmjet Egjiptit, Sirisë e Izralit, që solli më pas rritjen e çmimit të naftës nga ana e vendeve të OPEC-ut, pjesa më e madhe shtete të Gjirit Persik, apo edhe aleate politike të Bashkimit Sovjetik të atëhershëm.

Ajo krizë solli problem të mëdha në Perëndim, ku zhvillimet kryesore ishin humbja massive e vendeve të punës dhe rrjedhimisht ulja e fondeve qeveritare për arsim, mbrojtje sociale, shëndetësi etj.

Sa do të ndikojë kjo krizë energjitike që ka shpërthyer tek shqiptarët? Që tani po dalin zëra, që “kriza është e stisur”, apo po “përgatiten rritje çmimesh etj”.

Në orët e ditët në vijim, do të kemi një rritje të retorikës e përplasjeve, që normalisht vijnë edhe si pjesë e rrjedhojë e një debate politik antiqeveritar, që kërkon rastin më të parë, për të gjetur se kanë rastin për ta bërë Edi Ramën object të bombardimit mediatik.

E megjithatë, thelbi, Shansi, madje edhe provën më të rëndësishëm në këtë situatë do ta ketë Lulzim Basha, pas vendimit për ta rifutur opozitën në sistem, pasi e nxori në 2019-n.

Një lojë e parë në vitet e fundit, madje edhe 30 vjet të tranzicionit, ku opozita do të merrte një qasje aggressive e intimiduese ndaj mazhorancës për të siguruar rënien e qeverisë e zgjedhje të parakohshme në kohë kaosi, nuk ka gjasa të pijë ujë.

Madje mund ta shkatërrojë edhe më keq këtë opozitë që është para provës së arritjes së kohezioni Brenda vites, si pasojë e rastit “Berisha”. Qasjet “revolucionare” nuk do të bënin gjë veçse do të forconin më shumë Edi Ramën, apo edhe qasjet autoritariste të mazhorancës.

Shansi e prova e Lulzim Bashës, është nëse ai tregohet në lartësinë e duhur, në atë që tha, gjatë fjalës së mbajtur si replikë ndaj mesazhit kombëtar të Edi Ramës.

Pra, sa opozita do të ndikojë në Parlament, për ta kthyer buxhetin e shtetit në një dokument ku nuk do të preken qytetarët dhe do të ruhet rritja ekonomike e arritur.

Plani me 7 pika i Bashës që shpalli sot, ngjan me planin po me 7 pika të shpallur gjatë pandemisë. Numri biblik shtatë, megjithatë duhet të kthehet me njëherë në një platform e një plan konkret me shifra e masa që opozita kërkon që të ndryshohen.

Nëse flitet në ajër “tu hiqen oligarkëve e tu jepen qtytetarëve” është vetëm një parodi populiste, që nëse i shton këtu edhe historinë x7=47, do ta kthente në meme për fundvit gjithë këtë përpjekje.

Në fjalën e tij sot Lulzim Basha përmendi buxhetin e shtetit, apo kërkesën për një buxhet të shpejtë të qeverisë për ta sjellë në Kuvend,.

Pikërisht këto dy pika janë realisht dy fushat e duelit, ku një opozitë mund të bëjë atë që politika ka detyrë për ta bërë; ndryshimin. E kjo vjen jo vetëm kur nuk je në pushtet.

Në çdo vend të botës debati për buxhetin vjetor, është kryebeteja politike në vend, ku flitet për të ardhurat e shpenzimet, e ku futen jo vetëm resurset njerëzore e mendore të forcave politike, por edhe idetë politike që përbëjnë këto forca.

Nëse Lulzim Basha ja del që 7 pikat i kthen në plan ideor të qartë dhe bindës, mund t’i japë një ushqim shumë të dobishëm e konstruktiv debatit publik, në radhë të parë në Kuvend në duelin me Edi Ramën, por edhe në panelet televizive të darkës.

Diskutimi për krizën dhe zgjidhet që të prekemi sa më pak është pikërisht roli që duhet të luajë politika, sidomos opozita, që është edhe pasqyra morale e shoqërisë.

Nëse ndodh kjo, atëherë ka gjasa që opozita rifutet totalisht në sistem dhe ndodhitë e “Foltores” apo gjëra të tilla, do të jenë vetëm material për skenaristët e kabareve humoristike të fundjavës…/ Gazeta "Tema"

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë