Alarmi i OSBE:Media po humb
misionin,shihet si argëtim
OSBE jep alarmin se media shqiptare po rrezikon gjithnjë e më shumë të humbë misionin e saj. Ambasadori Wollfarth deklaroi sot se mungesa e një raportimi real po shkatërron besimin e publikut te media. “Nëse kjo tendencë vazhdon, media rrezikon të shndërrohet në një mjet “argëtimi në masë” dhe të humbasë rolin thelbësor në formimin e opinionit publik”, tha ambasadori.
TIRANË –
OSBE jep alarmin se media shqiptare po rrezikon gjithnjë e më shumë të humbë misionin e saj. Ambasadori Eugen Wollfarth tha sot gjatë një takimi në një universitet privat se megjithë avancimin e teknologjisë mediat në Shqipëri po varen çdo ditë e më shumë nga burimi i tyre i financimit.
“Ndërsa mediat më parë përfaqësonin zërin e publikut si burimin përfundimtar të fuqisë politike, me nevojën për më shumë para për të mbajtur dhe zhvilluar punën e tyre, ato janë përfshirë gjithmonë e më shumë në botën e biznesit dhe financës. Shpeshherë, ato janë shndërruar vetë në biznese të mëdha, duke pasur në lojë interesat e tyre ekonomike në proceset politike. Është e qartë që kjo vendos kufijtë e lirisë së tyre politike, ndërsa i ndihmon mediat që të mbijetojnë ekonomikisht”, tha kreu i OSBE-së.
Ai argumentoi se mungesa e një raportimi real po shkatërron besimin e publikut te media.
“Nëse kjo tendencë vazhdon, media rrezikon të shndërrohet në një mjet “argëtimi në masë” dhe të humbasë rolin thelbësor në formimin e opinionit publik”, tha ambasadori.
TEKNOLOGJIA DHE SHOQËRIA CIVILESipas ambasadorit Wollfarth, përparimi i teknologjisë, sidomos teknologjisë së medias së transmetuar, i ka vendosur skenës mediatike në Shqipëri të njëjtat kushte financiare.
“Megjithatë, në një mjedis ku media nuk arrin të sigurojë një informacion të tillë “faktik”, por ushqen interpretimet subjektive, ka shumë gjasa që të shfaqet një tablo e shtrembëruar e realitetit. Nuk janë vetëm qytetarët individualë ata që duan të shohin se çfarë po përpiqen të arrijnë politikanët. Është edhe shoqëria civile – një forcë e organizuar që përfaqëson zërat e pjesëve të ndryshme të shoqërisë, e cila mbështetet në raportimin faktik dhe të saktë të medias”, tha Wollfarth.
Më tej kreu i OSBE ka deklaruar se lind nevoja për miratim të një ligji që rregullon praninë e medias në internet. Nga ana tjetër, edhe kushtet e punësimit të gazetarëve kërkojnë vëmendje shumë më të madhe.
.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
67.8%
-
Të gabuar
22.1%
-
Nuk kam mendim
10.1%
Vota total: 1062
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet 2025, ambasadori i OSBE: Thelbësore, liria e zgjedhjes pa frikë! Hetoni presionet dhe shkeljet e fshehtësisë së votës! Celibashi: Partitë të pranojnë problemin
11 Dhjetor 2024, 11:00
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21