Alarmi i terrorizmit pas Solingenit, strategjia e re e ISIS: Fëmijë xhihadistë, radikalizim dhe shënjestra rastësore në vende publike

Alarmi i terrorizmit pas Solingenit, strategjia e re e ISIS: Fëmijë xhihadistë, radikalizim dhe shënjestra rastësore në vende publike

Policia gjermane, pas sulmit në festivalin e Solingenit

Nuk është më koha për ujqër të vetmuar. Ajo që po tremb sot Evropën, janë "këlyshët e ujkut", siç i quan një hetues.

Pra djem të rinj, ndonjëherë edhe shumë të rinj (në disa raste edhe 13 vjeç), të cilëve u afrohen në internet “zotërinjtë e terrorizmit”.

“Radikalizohen brenda pak javësh dhe stërviten menjëherë për të goditur: jo me bomba apo sulme të mëdha të stilit Bataclan, por të armatosur me armën më të thjeshtë, por në të njëjtën kohë veçanërisht të aftë për të ofenduar: thikën”, shkruan “La Repubblica”.

Kështu goditi terroristi nga Solingeni, kështu sulmoi një vit më parë (janar 2023) një palestinez në Algeciras. Dhe thikat ishin armët në tre sulmet e regjistruara në dymbëdhjetë muajt e fundit në Europë (Andaluzia, Lisbonë, Angli).

Zgjedhja nuk është e rastësishme. Sepse puna e forcave policore parandaluese e bën gjithnjë e më të vështirë për terroristët organizimin e planeve madhore në Europë. Edhe sepse si në Francë, ashtu edhe në Gjermani, ekziston një fjalë që sot në Evropë cilësohet si “ilaçi” për këtë valë frike.

Një fjalë që Italia për fat e ka njohur prej disa kohësh: dëbimet. Nga viti 2015 e deri më sot janë 792 dëbime nga ky vend dhe mijëra të tjerë në Europë, nënvizon gazeta italiane në një analizë të çështjes.

Në tetëmbëdhjetë muajt e fundit ka pasur më shumë se 120 dëbime të terroristëve të mundshëm, rreth gjashtëdhjetë që nga 7 tetori, kur pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit, pati dhe një rritje të nivelit të sigurisë.

“Në Itali, ku kultura e parandalimit është një fener për të gjithë inteligjencën evropiane, dëbimet rregullohen me rregulla dhe procedura të qarta. E cila i lejoi forcat tona policore të ndërhynin përpara se të ndizet fitili: nëse në këto dhjetë vite të vështira të përshkallëzimit të sulmeve islamike në të gjithë Evropën, vendi ynë nuk ka përjetuar kurrë një ngjarje të përgjakshme, kjo padyshim ka qenë për arsye kulturore (komunitetet islame të gjeneratës së dytë nuk janë me rrënjë të thella sa në pjesën tjetër të Evropës). Për fat të mirë. Por mbi të gjitha falë asaj pune që na lejoi të arrijmë të parët”, shkruan gazeta, duke iu referuar ekspertëve të fushës.

Nga sulmi në festivalin e Solingenit në Gjermani në fundjavë, pati 3 të vdekur dhe 8 të plagosur me thikë. Autori i dyshuar, një sirian 36-vjeçar, u dorëzua te autoritetet dhe pranoi aktin terrorist, kurse hetimet janë ende aktive.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

 'Bashkë Fitojmë' kërkoi përsëritjen, KAS lë në fuqi rezultatin e zgjedhjeve në Himarë

 'Bashkë Fitojmë' kërkoi përsëritjen, KAS lë në fuqi rezultatin e zgjedhjeve në Himarë