Alarmi për shoqërinë, 2000 gra
mbrojtje nga Gjykata në 2012-13 

Alarmi për shoqërinë, 2000 gra<br />mbrojtje nga Gjykata në 2012-13 
TIRANE - Shifrat e dhunës në familje po rriten në mënyrë dramatike nga viti në vit. Kështu vetëm për vitin 2013, deri më tani janë plot 400 gra që i janë drejtuar gjykatës së Tiranës dhe kërkojnë urdhra mbrojtje nga burrat e tyre. Ndërkohë që nëse u referohemi statistikave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, të dhënat janë shumë të frikshme, dhe tregojnë se në familjen shqiptare gruaja nuk ka një vend të respektuar.

Më konkretisht, në vitin 2008, ka pasur 822 denoncime për dhunë në familje dhe për 377 prej tyre gjykata ka lëshuar një urdhër mbrojtje. Por vit pas viti numri i grave që u drejtohen autoriteteve të policisë për të denoncuar dhunën që ushtrohet mbi ta, brenda në familje, thuajse është trefishuar. Kështu në fund të vitit 2012, plot 2526 gra kanë denoncuar në polici dhunën që ushtrohet ndaj tyre, ndërsa gjykata ka lëshuar plot 1526 urdhra mbrojtje për ta.

Ndërkohë që shifrat duken alarmante edhe për vitin 2013. Deri më tani gjykata ka lëshuar plot 400 urdhra mbrojtje, ndërsa ka pasur rreth 600 denoncime. Dramatike janë edhe shifrat sa i përket humbjes së jetës së grave nga dhuna që është ushtruar mbi ta, nga një pjesëtar i familjes, që thuajse në të gjitha rastet ka qenë bashkëshorti ose ish bashkëshorti. Kështu viti 2012 është mbyllur me një bilanc prej 13 viktimash gra, nga dhuna në familje, ndërsa për vitin 2013, deri më sot, janë shënuar plot 11 viktima femra nga dhuna në familje.

Sevim Arbana, kryetare e shoqatës në “Dobi të Gruas Shqiptare”, thotë se ka dy vite që ka shpërthyer një valë dhune e madhe kundër grave. “U bënë dy vite që ka shpërthyer një dhunë makabër kundër grave dhe nuk po di të ndalet, duhet të reagojmë të gjithë”, - na thotë ajo.

Të tjerë mendojnë se duhen bërë ndryshime në mënyrën se si funksionon urdhri i mbrojtjes. “Ka ndryshime që duhen bërë edhe tek pjesa e urdhrit të mbrojtjes. E para, Urdhri i Mbrojtjes i menjëhershëm, qoftë 24 orë, qoftë 48 orë, e lë viktimën pa përkrahje për këtë pjesë kohore, e lë atë në mëshirë të fatit. E dyta, duhet përsosur edhe teknologjia për zbatimin e vërtetë të urdhrit të mbrojtjes.

Nëse Gjykata e jep një vendim me shumë të drejtë, që dhunuesi duhet të rrijë 500 metra, 1 kilometër larg viktimës, varet nga rrezikshmëria që paraqet dhunuesi, policia e ka të pamundur ta kontrollojë se sa metra apo kilometra ndodhet vërtet larg  dhunuesi nga viktima. Për hir të së vërtetës, kjo nuk është më një detyrë që i takon vetëm policisë sepse këtu tani të gjithë barrën ia kemi vënë policisë”, - sqaron Iris Luarasi, e “Linjës për Këshillimin e Grave dhe Vajzave.

Ndërkohë që një tjetër fenomen që vihet re, është edhe fakti se një pjesë e grave i tërheqin denoncimet dhe në jo pak raste ata kanë rezultuar të kenë qenë edhe viktimat. Sipas atyre që merren me këtë problem kjo vjen kryesisht për arsye ekonomike, por edhe për shkak të mentalitetit. “Arsyet se përse viktimat tërhiqen nga paditë e tyre janë të shumta.

Mund të jenë arsye duke nisur që nga ato ekonomike, apo pjesa e presionit që kanë, qoftë nga familja e tyre e origjinës, qoftë edhe nga familja e dhunuesit. Në linjën e Këshillimit, kemi raste që gruaja futët në një strehëz, sepse familja e origjinës nuk është e gatshme ta mirëpresë atë bashkë me fëmijët", thotë Luarasi.

DENONCIMI I GRAVE NE POLICI NE VITE
Viti 2008
Denoncime 822
Kërkesë-padi Për Urdhër Mbrojtje 377
Viti 2009
Denoncime 1217
Kërkesë-padi Për Urdhër Mbrojtje 841
Viti 2010
Denoncime 1998
Kërkesë-padi Për Urdhër Mbrojtje 1234
Viti 2011
Denoncime 2181
Kërkesë-padi Për Urdhër Mbrojtje 1345
Viti 2012
Denoncime 2526
Kërkesë-padi Për Urdhër Mbrojtje 1562
Viti 2013, JANAR- MARS
Denoncime 473
Kërkesë-padi Për Urdhër Mbrojtje 316

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 17.07.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

‘Portat e Ferrit’ të Turkmenistanit, një mister që po mahnit vizitorët e Azisë Qendrore

‘Portat e Ferrit’ të Turkmenistanit, një mister që po mahnit vizitorët e Azisë Qendrore