“Dermatoza Nodulare e Gjedhit”, sëmundja e bagëtive që ka prekur vendet e Ballkanit ka vënë në Alarm ministrinë e Bujqësisë, e cila ka bllokuar tregtimin e bagëtive në të gjithë vendin. Veç bllokimit të importit të bagëtive nga këto vende, Ministria e bujqësisë ka bllokuar edhe tregtimin e bagëtive në tregjet shqiptare.
Shkodër
Specialistët e drejtorisë në Shkodër vënë alarmin se brenda 1 muaj Shqipëria rrezikon të mos ketë asnjë krerë gjedhi. Kryeveterineri i drejtorisë se bujqësisë Selim Kraja gjatë inspektimit për mbylljen e tregut në Stom-Golem u shpreh se situata është kritike ndaj dhe duhen marrë masat e nevojshme..
Bllokimi i tregut të Shkodër është shoqëruar edhe me përplasje me qytetarët, të cilët kanë kundërshtuar këtë vendim duke pretenduar se bagëtitë e tyre nuk kanë asnjë sëmundje.
Fier
I njëjti vendim është marrë edhe në qytetin e Fierit, ku inspektorët kanë ndërhyrë për bllokimin e tregut. Në një dalje për mediat, drejtoresha e shërbimit veterinar pranë kësaj drejtorie, Luiza Strati, ka shpjeguar edhe sëmundjen.
Kukësi është qyteti më i rrezikuar në vend për tu prekur nga kjo sëmundje. Kjo pasi rastet e prekjes nga kjo sëmundje kanë qenë të shumta. Ndaj dhe veç masave të marra për mostregëtimin e gjësë së Gjallë është bllokuar gjithashtu edhe dërguara 1e bagëtive në thertore. Nga ana tjetër, për ndalimin e lëvizjes së kafshëve të llojit gjedh, dhen dhe dhi nga fermat në drejtim të tregut, thertoreve në të gjithë territorin e Bashkisë Kukës janë ngritur gjatë pstoblloqe policore.
Edhe pse situata është e rëndë në të gjitha vendet e rajonit, në Shqipëri ende nuk ka një rast të dokumentuar për shfaqjen e sëmundjes së dermatozës nodulare të gjedhit, përveç një dyshimi që ekziston në Kukës.
Shumë shpejt pritet të nisë vaksinimi i gjedhit. Fillimisht vaksinimi do të nisë në zonat kufitare me ato të prekura nga sëmundja.
“Dermatoza Nodulare e Gjedhit” është një sëmundje virale e Gjedhit dhe karakterizohet në mënyrë tipike nga byje në lëkurë duke përfshirë gjithë sipërfaqen e trupit. Kjo sëmundje ndodh gjatë verës dhe vjeshtës, kur insektet janë me shumicë. Por specialistët theksojnë se mishi i bagëtive të prekura nga kjo sëmundje nuk duhet të përdoret edhe pse nuk përbën rrezik për transmetimin e sëmundjes tek njeriu.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO