Alarmohen serbët pas deklaratës së
shqiptarit: Do të ktheheni në arkivol

Alarmohen serbët pas deklaratës së<br />shqiptarit: Do të ktheheni në arkivol
Edhe pse duhen edhe disa muaj nga zhvillimi i ndeshjes së kthimit Shqipëri-Serbi, e parashikuar për t’u zhvilluar në Shkodër, atmosfera është e tensionuar. Nga deklaratat paraprake, duket se edhe në Shkodër më 8 Tetor 2015, fiks një vit pas asaj që ndodhi në Beograd do të ndodhë e njëjta gjë edhe në stadiumin “Loro Boriçi”.

Njëri prej anëtarëve të grupimit “Tifozat Kuqezi” përmes një interviste në media shprehet se nëse serbët do të vijnë në Shkodër do t’i kthejmë në arkivol. “Ne i presim kundërshtarët me besë dhe siç e kemi traditë, por ata na kanë prerë në besë e ne do presim e do t’i përcejllim ashtu siç e meritojnë, “të rrahur dhe gjysme të djegur”.

Federata e Futbollit të Serbisë neve na ndaloi të udhëtojmë në Beograd, madje edhe lojtarët tanë u dhunuan nga serbët. Unë i këshilloj nënat e tifozëve serbë që të mos i lënë bijtë e tyre të udhëtojnë në Shqipëri, se do kthehen në arkivol”tha ai për ‘Flash’ duke e mbyllur me ëndrrën e madhe të Shqipërisë Etnike.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i mediave serbe, gazeta ‘Kurir’ por jo vetëm i kanë kushtuar një hapësirë të vecantë kësaj deklaratave, aq më tepër, që Indrit Murati është edhe krahu i djathtë i autorit të ngritjes së dronit në Serbi, Ballist Morinës. Deklaratat janë një paralajmërim për autoritetet, sipas asaj që duket do të ishte mrekulli nëse ndeshja do të përfundonte pa incidente.


d.balla/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Ersekë/ Humbi kontrollin e automjetit dhe doli nga rruga, plagoset shoferi dhe pasagjerja

Ersekë/ Humbi kontrollin e automjetit dhe doli nga rruga, plagoset shoferi dhe pasagjerja