Alarmohet Athina dhe Brukseli/ Turqia nis ‘invazionin osman’ të naftës dhe gazit në Mesdhe

Alarmohet Athina dhe Brukseli/ Turqia nis ‘invazionin osman’ të naftës dhe gazit në Mesdhe

Turqia njoftoi dërgimin e anijeve për të kërkuar naftë dhe gaz në zonën e diskutueshme të Mesdheut lindor, veprim ky që rrit tensionet me Greqinë fqinje dhe njëkohësisht, veprimi i Ankarasë zyrtare duket se injoron thirrjet e vendeve të BE-së për të mos e bërë këtë, raporton AP.

Nga Athina ka ardhur reagimi i parë, teksa zyrtarë të lartë u shprehën se “Forcat e Armatosura Greke janë në gatishmëri”.

Autoritetet në Ankara u shprehën se anija kërkimore ‘Oruc Reis’ dhe dy anije të tjera ndihmëse, deri më dy gusht do të kryejnë kërkime në jug të ishujve grekë Rodos, Karpathos dhe Kastelorizo.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotaki deklaroi se me këto veprime, “Turqia ka rritur agresionin e saj ndaj Greqisë, Qipros dhe Bashkimit Evropian në tërësi”.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis deklaroi se Turqia po shton një hallkë tjetër në zinxhirin e veprimeve agresive kundër Greqisë, Qipros dhe gjithë Bashkimit Europian.

Edhe pse aleatë të NATO-s, Greqia dhe Turqia janë në konflikt mbi të drejtën e shfrytëzimit të gazit dhe naftës në Rajonin e Mesdheut

Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara po kritikojnë gjithnjë e më shumë Ankaranë për qëllimin e saj për të zgjeruar hulumtimin në fushat që Athina i konsideron të vetat.

Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas, i cili ndërkohë po viziton Athinën, i bëri thirrje Turqisë të shmangë “veprimet provokuese” dhe të angazhohet në negociata me Bashkimin Europian.

”Të sfidosh të drejtat sovrane të Greqisë dhe Qipros është të sfidosh ato të Europës”, tha kryeministri grek gjatë takimit me ministrin e Jashtëm gjerman

Ai gjithashtui bëri të ditur Maasit se, nëse veprimet provokuese të Turqisë vazhdojnë, atëherë vendosja e sanksioneve të BE-së do të jetë përgjigjja e vetme, pasi i takon Turqisë të zgjedhë se cilat marrëdhënie dëshiron të ketë me Greqinë, Qipron dhe Europën.

“Ne kemi një pozicion shumë të qartë: ligji ndërkombëtar duhet të respektohet. Prandaj, përparimi në marrëdhëniet me Turqinë mund të arrihet vetëm nëse Ankaraja shmang provokimet në Mesdheun lindor,” tha Maas pas bisedimeve në Athinë me homologun e tij grek, Nikos Dendias.

Turqia, nga ana tjetër ka akuzuar Greqinë se po përpiqet t’i mohojë asaj të drejtën për kërkimë dhe përfitime prej naftës dhe gazit në Detin Egje dhe Mesdheun lindor, duke argumentuar se kufijtë e zonës për shfrytëzim tregtar duhet të llogariten “në mënyrë të barabartë” nga linjat bregdetare greke dhe turke, dhe jo nga ishujt grekë.

Duke qenë e inspiruar nga e kaluara e saj osmane si perandori që dominoi për 5 shekuj, Turqia prej kohësh po tenton të shndërrohet në fuqi globale. Te Turqia e viteve të fundit, e udhëhequr nga Erdogan, Perëndimi në përgjithësi dhe, veçanërisht fqinji i saj, Greqia, po shohin “hije kërcënuese” të së kaluarës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dik: 23/07/2020 12:16

    Një nga pikat e traktatit të Lozanës në 1923,i firmosur me shuuuum dëshirë nga evropianët e ndalon Turqinë që të shfrytëzojë për 100 vite pasuritë nëntokësore. Akoma mbajnë shpresë evropianët,koha po mbaron.

    Përgjigju
  • Mjerantegreke: 22/07/2020 17:25

    Haaaaa ase me Shqiperine nuke ja mbante para 90 pore tashe 30 vjete ka gjete njerze te dobte dhe ka ba si ka dashe. Pore Turku ashte ilaqe per kto putana Evropese si plase ma per putane Greqine se e kane pa se kushe jane Greket

    Përgjigju
  • Tiri: 22/07/2020 16:05

    Greqia eshte mesuar me Shqiperine qe ben si ti doj qejfi po andej nga ana tjeter ka zot , meqenese beni te fortin me ne bejeni dhe me Turqine te shikojme sa kellqe keni dhe mos u qani ne Bruksel si ato bushtrat po veproni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja