Skuadra gjermane e Bayern Munchen është alarmuar vetëm dy javë para përballjes me skuadrën e Real Madrit, e vlefshme për çerekfinalet e Champions League.
Pas Douglas Costa, i cili nuk po stërvitet me grupin për shkak të dëmtimit me gju, vijnë probleme edhe për Manuel Neuer.
Portieri do të mungojë në ndeshjet e Bundesligës ndaj Augsburgut dhe Hofenhajmit për shkak të problemit në pulpë, që e pengoi të luante me Gjermaninë ndaj Anglisë dhe Azerbajxhanit.
Sipas asaj që informon klubi bavarez në faqen zyrtare, Neuer është operuar në këmbën e majtë dhe operacioni doli me sukses. Sipas kampionëve të Gjermanisë, portieri do të kthehet të luajë ndaj Borussia Dortmund, javën që vjen.
Redaksia Online
(B.B/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com